Është koha! Je gati për të nisur një marrëdhënie… apo ashtu mendon? Nëse po mendon akoma me argumentet pro ose kundër, është apo jo kjo koha e duhur për të nisur një marrëdhënie, mund të kesh nevojë për pak më shumë përqendrim dhe më shumë zbulim të vetvetes.
Këtu janë disa pyetje që mund t’i bësh vetes për të kuptuar nëse, në të vërtetë, je GATI për marrëdhënien e ardhshme.
Çfarë më bën të lumtur?
“Nëse nuk e do veten, çfarë mund të presësh nga dikush tjetër?” Të gjithë e kanë dëgjuar këtë shprehje edhe më parë, por ka një të vërtetë shumë të rëndësishme në të gjithë këtë. Të njohësh vetveten është çelësi i vërtetë i lumturisë. Për shembull, çfarë mund të të bëjë të qeshësh?
Nëse e ke mësuar këtë për veten, mund të ndihesh mirë në çdo kohë, pra të mos i lësh të tjerët të udhëheqin lumturinë tënde. Mund të jetë e vështirë, por këtu është e bukura e zbulimit të vetvetes. Thjeshtë mendoje! Para se të fillosh të dalësh me dikë dhe të mësosh më shumë për të, mëso diçka më shumë për veten.
E njoh veten mjaftueshëm?
Në fjalët e Ferris Bueller: “Jeta ecën shumë shpejt. Nëse nuk ndalesh dhe të shohësh rrotull për një moment, mund të humbasësh.” E ka thënë shumë mirë Bueller apo jo? I ke dhënë vetes aq kohë dhe mundësi për ta njohur si një e rritur?
Mund të të tingëllojë e mërzitshme dhe si një lloj filozofie, por në të vërtetë ti zbulon gjithçka mbi interesat, eksperiencën dhe gjithçka ke kaluar deri tani nëse kalon kohë me veten. Të gjitha duhet të të kenë vlejtur për ta njohur veten shumë mirë përmes viteve. Duhet ta bësh! Përpiqu të kalosh më shumë kohë të çmuar me veten. Kënaqu, jetoje jetën! Sa më shumë të kalosh kohë dhe të njohësh veten, aq më e sigurt do të jesh në një marrëdhënie.
Çfarë dua në të vërtetë?
Je një njeri që thua gjithmonë “PO”? A pranon çdo lloj ftese? A përballesh me çdo lloj konfrontimi? Nëse përgjigjja është “po”, atëherë nuk po kujdesesh për veten. Kjo mund të ketë ndikim pozitiv në një marrëdhënie, por ne realitet është e gabuar.
Të dish të pyesësh për gjithçka ke nevojë, do të thotë të kuptosh çfarë ndien, çfarë të bën të lumtur dhe të gjithë këto së bashku do të të ndihmojë për të pasur një marrëdhënie më të mirë dhe të shëndetshme.
A jam gati për një marrëdhënie?
Nëse kjo është akoma një pyetje, atëherë kë disa gjëra për të bërë. Fakt është që askush nuk është gjithmonë i gatshëm për të pasur fokus maksimal për të afërmit, miqtë, sepse nuk e japim dhe e marrim dashurinë të gjithë njëlloj.
Jo më kot jemi të ndryshëm. Por vëmendja është gjithçka në një marrëdhënie të suksesshme. Kjo është diçka që shumica e njerëzve, shpeshherë e harrojnë, shkruan revista class. Shfrytëzoje kohën tënde dhe kur të jesh gati, do ta dish patjetër.
Çfarë dua nga marrëdhënia e ardhshme?
Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos nëse mosha po të ikën. Kur fillon një marrëdhënie, sigurohu që kërkon diçka serioze. Ky do të jetë hapi që do të të çojë në një të ardhme të lumtur.
Pyete veten: ç’lloj personi kërkon për një marrëdhënie? Çfarë gabimesh do të shmangie për të vazhduar? Sa më shumë të duash, aq më të lehtë do ta kesh për të zgjedhur partnerin ideal për veten dhe për të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker