Nëse jeni duke menduar të bëni një tufë me lule, si dhuratë, harrojini trëndafilat. Ngjyrë vjollce apo e bardhë, e verdhë apo rozë, orkideja vjen në shumë ngjyra, por e rrallë në llojin e saj.
Orkidea ose Phalaenopsis është lule me origjinë aziatike. Japonia është vendi ku kjo lule rritet. Është zbuluar në vitin 1825 nga Carl Blum dhe që nga ajo ditë është shndërruar në një nga lulet më të veçanta. Himalaja apo Filipinet janë vendet ku mund të gjeni Orkidetë, transmeton Telegrafi.
Janë rreth 60 lloje të ndryshme orkidesh, ku ndër më të rrallat janë edhe Barbara Moter, Aphrodite, Pink, etj.
Orkidea me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potencës). Kinezët, prej kohës së Konfuciusit, e kanë quajtur orkidenë “bima e aromës së mbretit”. Në Mesjetë, orkidea ka luajtur një rol të madh për ilaçet bimore.
Kur ëndërrohet orkidea, ajo supozohet që paraqet një nevojë të madhe të brendshme për butësi, hijeshi dhe romancë në lidhjen (marrëdhënien) e atij që ëndërron.
Orkidetë ishin kuriozitet për shumë botanistë dhe amatorë të pasur. Ato mbajnë brenda tyre bukurinë që është pasqyruar në spektrin e ngjyrave të lehta dhe madhështore, rrjedha e tyre mund të jetë prerë dhe shumë e lehtë për të vënë në një vazo.
Veçantia tjetër e kësaj lule je është edhe tek procesi i rritjes. Është e pamundur të mbillet një lule e tillë. Edhe në tokën e saj Orkideja mbillet vetëm me ashkla druri dhe jo me pleh.
Ndryshe nga lulet e tjera, rrënjët e Orkidesë duhet të jenë të ekspozuara nga dielli, pasi rriten vazhdimisht, ndërsa lulja e Orkidesë nuk duhet të ketë kontakt me diellin.
Orkidea, kjo dhuratë luksoze
Kjo lule kohët e fundit është shndërruar në dhuratën e preferuar për këdo. Sot të dhurosh një Orkide, është më në modë si dhe një dhuratë më luksoze.
Orkidea po zgjidhet si dhuratë për çdo ngjarje. Madje tendenca e fundit është edhe buqeta e luleve të nuses me Orkide, apo dhe si aksesor në pamjen e nuseve.
“Bima e aromës së mbretit” është, pa dyshim, lulja që do të mahniste çdokënd. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe