Hulumtimet shkencore tregojnë se ekzistojnë dallime të rëndësishme në mes meshkujve dhe grave jo vetëm në fuqinë fizike por edhe në funksionet e shumta psikike dhe neuropsikiatrike, siç janë perceptimi, njohja dhe afektiviteti.
Meshkujt kanë shikim më të qartë, në masë më të vogël janë më të ndjeshëm sesa shumica e femrave në ftohje ekstreme, reagojnë më shpejt dhe janë më të gjindshëm në hapësirë. Gratë, në anën tjetër, për dallim nga shumica e meshkujve shohin më mirë në errësirë, janë më të ndjeshme në prekje nëpër tërë trupin, kanë shqisa më të theksuara të dëgjimit dhe aftësi të theksuar manuale. Meshkujt janë më agresiv, më të ftohtë emocionalisht dhe shfaqin aftësi më të madhe në zgjidhjen e detyrave matematikore në krahasim me shumicën e meshkujve. Gratë, në të kundërtën, janë më emocionale, superiore në të folur dhe lexojnë më rrjedhshëm sesa shumica e meshkujve.
Meshkujt dhe femrat dukshëm dallojnë edhe kur bëhet fjalë për përjetimin e dashurisë dhe seksit
Meshkujt ‘votojnë’ për seks, e gratë për dashuri – është rezultat i hulumtimeve në këtë temë. Është dëshmuar se mbi gjysma e grave të cilat janë në idilë dashurie me ndonjë mashkull, “flenë” ekskluzivisht me atë mashkull. Për dallim me këtë, një numër krejt i vogël i grave gjatë kohës së dashurisë me mashkullin mbështet filozofinë “se dashuria është dashuri, e seksi diçka krejt tjetër". Kur gratë duan, pra, ato duan!
Kllapia e dashurisë ndaj një personi nuk i parandalon një të tretat e meshkujve që të dashurën e tyre “ta tradhtojnë” me gra tjera. Meshkujt, pra, së paku sipas këtyre hulumtimeve, kur duan – donë, por edhe tradhtojnë. Nëse për gratë dashuria dhe seksi një për meshkujt dashuria dhe seksi janë gjëra krejtësisht të ndara.
Shumica e meshkujve, pra, shpenzojnë energji të panevojshme duke u munduar në dyshimet për besnikërinë e të dashurës së tyre.
Numri më i madh i grave të dashuruara janë besnike. Nga ana tjetër, a munden gratë të evitojnë torturën dashurore të dyshimit në besnikërinë e mashkullit të tyre? Si ta dinë që të dashurit e tyre nuk i puthin vetëm ato, pa marrë parasysh që, në mënyrë të ftohtë dhe pa pasion, zbrazin “mallin e tyre të lirë” në gratë tjera? Fjala kyçe është “nëse". Do të jetë e sigurt, pra, nëse mashkulli nuk e donë nëse shpesh nuk e heton praninë e saj! Nëse pra, nuk është në gjendje dhe kondicion të mirë që me orë të tillë të flasë për imtësira me të dashurën e tij. Nëse vëren mangësitë e saj fizike (dhe intelektuale). Nëse pranon vërejtjet e të tjerëve për jopërsosmërinë e saj. Nëse e vërshon me komplimente të pamatura dhe, edhe më sigurt, më dhurata të vogla e të mëdha. Nëse nënën, babën, miqtë dhe fqinjët e “tërë botën” nuk ia beson personit të dashur. Nëse ankohet se “po i dhemb koka”, kur me të vërtetë mërzitet për një gjë tillë. Dhe në fund, nëse i thotë që e do, e, me këtë rast, gënjen!
Pa marrë parasysh kush kë do e kush kë gënjen, një është dashuria, e tjetra është seksi
Do të pritej që shumica e çifteve të dashuruara në masë të madhe të kënaqen në seks për dallim nga ata të cilët bëjnë dashuri për shkaqe personale. Kështu ndodhë me shumicën e grave, por jo edhe me meshkujt. Në mesatare dy të tretat e grave deklarojnë se seksi me partnerin të cilin e dashurojnë është gjëja më e mirë në jetë. Deklarata të tilla bëjnë vetëm gjysma e meshkujve të anketuar. Pyetja është se sa tu besohet edhe kësaj tjetrës gjysmë të meshkujve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/11036701843-380x233.jpg)
Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore
![Ka hedhur sodën e bikarbonatit nëpër tërë krevatin: Pas 30 minutave, të gjithë mbetën pa fjalë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1280x720-qPi7686786-380x233.jpg)
Ka hedhur sodën e bikarbonatit nëpër tërë krevatin: Pas 30 minutave, të gjithë mbetën pa fjalë!
![Gjashtë mënyra si të bëni ndryshime në shtëpi pa harxhuar para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/785-0-66796f2fd397e-380x233.jpg)
Gjashtë mënyra si të bëni ndryshime në shtëpi pa harxhuar para
![Skena në ishullin grek tmerroi internetin: “Imagjinoni njerëzit që jetojnë vërtet atje”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/istockphoto-900435708-612x612-1-380x233.jpg)
Skena në ishullin grek tmerroi internetin: “Imagjinoni njerëzit që jetojnë vërtet atje”
![Shikojeni mirë shuplakën tuaj: Nëse keni të shkruar këtë, tek ju fshihet sekreti!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/11/fa9ee98566c583600f8329c2a0c8a32e-380x233.jpg)
Shikojeni mirë shuplakën tuaj: Nëse keni të shkruar këtë, tek ju fshihet sekreti!
![A duhet të hapet dhurata para mysafirëve apo jo?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/how-much-to-spend-on-a-wedding-gift-380x233.jpg)
A duhet të hapet dhurata para mysafirëve apo jo?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë