Gjeli i detit është pak “hileqar” dhe duket sikur është pjekur rreth një orë e gjysmë para se të jetë me të vërtetë gati.
Gentian Ziu,
shef kuzhine
Që lëkura e gjelit të jetë krokante dhe me atë ngjyrën kafe të errët që të bën të të lëshojë goja lëng sa e sheh, mirë është që ta lini gjelin të zbuluar në frigorifer që një ditë më parë. Frigoriferi do ta thajë lëkurën dhe kështu, duke pasur një lëkurë me përqindje më të ulët lagështire, do të keni rezultat më të mirë në pjekje. Gjithashtu, bëjini një “masazh” të lehtë me gjalpë të zbutur. Mund të përdorni dhe vaj ulliri ose vegjetal por shija do të lërë për të dëshiruar, ndërkohë që shija që do të arrini nëse e fërkojmë me gjalpë do të jetë e pa krahasueshme.
Gjeli i detit është pak “hileqar” dhe duket sikur është pjekur rreth 1 ½ orë para se të jetë me të vërtetë gati.
Kujdes: një gjel me peshë rreth 6 kg kërkon rreth 3 orë pjekje nëse është gjel kompleksi dhe rreth 4 orë nëse është gjel fushe. Temperatura ideale e pjekjes është rreth 170 gradë.
Nëse doni ta mbushni gjelin para se ta piqni duhet të keni parasysh që mbushja të jetë e lirshme dhe jo e ngjeshur, përndryshe gjeli s’do të piqet në mënyrë të njëtrajtshme. Një gjë tjetër shumë të rëndësishme që duhet të keni parasysh përsa i përket mbushjes është që ta mbushni të njëjtën ditë që do ta piqni, mundësisht pak para se ta fusni në furrë. Nëse e mbushni më parë do t’u lini baktereve kohë të mjaftueshme për t’u zhvilluar dhe për të kontaminuar mishin.
Para se ta ndani në racione lëreni gjelin të rrijë për të paktën 20 minuta i mbuluar me letër alumini. Në këtë mënyrë mishi do të jetë më i butë e i lëngshëm sepse proteinat në inde kanë vetinë që të rithithin një pjesë të lëngjeve që kanë lëshuar gjatë procesit të pjekjes për shkak të denatyrimit të tyre.
Në rast se keni blerë një gjel rezervati, gjë që do të thotë se s’ka të njëjtin intensitet shijeje, mund ta “ndihmoni” pak… Përzieni pak gjalpë të zbutur me kripë, piper e rozmarinë dhe shpërndajeni këtë përzierje midis lëkurës dhe gjoksit të gjelit. Futini gishtat nga ana e gushës midis lëkurës dhe mishit dhe përparoni ngadalë me lëvizje të lehta si masazh duke ndarë lëkurën nga mishi dhe duke futur midis tyre gjalpin me erëza.
Mos e vini gjelin direkt në tepsi. Vëreni atë mbi një skarë dhe vini poshtë tij tepsinë. Kështu asnjë pjesë e tij s’do të jetë e zhytur në lëng dhe do të jetë i ekspozuar i gjithi në ajrin e nxehtë të tepsisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë