LAJMI I FUNDIT:

Sallata: Kurth i vërtetë për pamjen tuaj

Sallata: Kurth i vërtetë për pamjen tuaj

Sallata është e shëndetshme dhe e mirë për dukjen tuaj. Kështu, së paku, keni menduar deri më sot. Me disa shtesa, ajo mund të shndërrohet në kurth të vërtetë për dukjen tuaj.

Buka e thekur me vaj
Buka e thekur, e ngjyer në vaj, me rreth 220 kalori dhe 10 gramë yndyrë në 50 gramë të bukës, e prish dukshëm bilancin e kalorive. Është më mirë që me sallatë të hani një rriskë bukë, të lyer me një shtresë të hollë të gjalpit. Edhe ajo, në 50 gramë, ka vetëm 110 kalori dhe 3 gramë yndyrë.

Mishi i terur
Edhe pse i shijshëm, mishi i terur është një "bombë" yndyrore. 30 gram mish të terur kanë 185 kalori dhe 19 gramë yndyrë.

Kaçkavalli
Me aromën e tij mjaft të këndshme, përshtatet shumë mirë me sallatën e gjelbër. Dhe ky duket si një kombinim aq i rëndomtë. Por, nëse nuk e keni ditur, me të, sallatës i shtoni edhe një ekstra-racion yndyrë. Sa më i fortë që të jetë kaçkavalli, sasia e yndyrës është shumë më e lartë. Për shembull, 30 gramë të kaçkavallit parmezan përmban 105 kalori dhe 7,5 gramë yndyrë. Por, djathi mocarella, me të njëjtën peshë, në anën tjetër, përmban vetëm 65 kalori dhe 5 gramë yndyrë.


Salca
Assesi mos përdorni salca në shishe. Duhet të dini se ato janë pothuajse gjithmonë shumë përmbajtjesore: çdo lugë e salcës franceze përmban 90 kalori dhe 10 gramë yndyrë, ndërsa salca klasike përmban 95 kalori dhe 11 gramë yndyrë. Salca nga jogurti përmban 70 kalori dhe 3 gramë yndyrë.
Nëse i kushtoni kujdes vijës suaj, mos përtoni ta përgatisni salcën vet. Me këtë rast, mund të përdorni uthull sipas shijes, pak ujë, elemente pikante, barishte dhe një sasi të vajit, të cilat më pas i përzieni. Ata që dëshirojnë, mund të përdorin edhe pak mustardë, pasi mustarda e bën paksa më të trashë salcën.

Arrat
Thelbi i arrës është burim i vërtetë i yndyrës, i cili i jep një shije të veçantë sallatës. Është i mirë për zemër dhe i pasur me minerale. Me 60 kalori dhe me 4 deri në 7 gramë yndyrë (varësisht prej llojit) në 10 gramë, arrat gjithashtu edhe ju trashin. Më mirë mos i përdorni fare në sallatë!

Ullinjtë
Edhe përkundër, përbërjes së lartë të tharmit yndyror, shumë të rëndësishëm për jetën, përdorimi i ullinjve, megjithatë, duhet të bëhet me masë, pasi 20 gramë ullinj të zinj përmbajnë 70 kalori dhe 7 gramë yndyrë. Ulliri i gjelbër është paksa më i lehtë dhe ka 30 kalori dhe 3 gramë yndyrë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori