Ekziston një numër i madh i personave të cilët kanë arritur të humbasin prej 5 deri në 10 kg brenda një periudhë të shkurtë një javore. Por, jo gjithmonë rruga më e shkurtër është edhe më e sigurta. Të gjitha këto dieta e humbin konceptin e ushqyeshmërisë korrekte, madje janë edhe tejet të dëmshme për organizmin tonë
Mirlinda Bejta
Nutricioniste Klinike
Nutricioniste për fëmijë dhe Adoleshent
tel. 044 265 664
mirlindabejta@gmail.com
Vera është koha kur ne të gjithë preokupohemi me peshën tonë trupore dhe vërshohemi nga një numër i madh i dietave të ndryshme të cilat qarkullojnë pandërprerë nëpër mediumet televizive, në internet, revista shëndetësore, duke premtuar një humbje të shpejtë të peshës për një kohë fare të shkurtër.
“Crash” (dietat e shpejta që bëjnë mrekulli) janë ato dieta të cilat karakterizohen me një reduktim masiv të kalorive, me eliminim të njërit apo tjetrit grup të ushqimit, p.sh., të proteinave, ose karbohidrateve, pastaj dietat me formula të ndryshme të lëngjeve në formë “the shake”, të cilat kanë për qëllim humbjen e shpejtë të kilogramëve.
Cilat “crash” dieta më të njohura i hasim më shpesh?
Dietat e tilla më të njohurat janë: Dieta Atkinson (me proteina dhe sallata), Dieta Dukan (hiperproteinike, pa karbohidrate), Dieta e Grupit të gjakut (dietë që eliminon një apo më shumë grupe të ushqimeve sipas grupit të gjakut), Dieta Hollivudiane ose 48 orëshe, “Cleanse Diet” (dietë e bazuar vetëm në lëngje), Dieta me greipfrut, Dieta me supë lakre, etj.
Dietat rigoroze kanë efekte negative në organizmin tonë. Si?
Në fillim të mbajtjes të këtyre dietave, organizmi ynë do të kyçet menjëherë në gjendjen e urisë për shkak të numrit tejet të ulët të kalorive, të cilat nuk do të jenë në gjendje të mbajnë energjinë e duhur për organizmin tonë. Kjo do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zvogëlim të metabolizmit. Kështu, me zvogëlim të metabolizmit, humbja e peshës do të ndodh vetëm në fillim dhe pastaj do të pasojë stagnimi në peshë. Madje, pas ndërprerjes, do të paraqitet efekti ‘yo-yo’ dhe do të shtojmë peshë të dyfishuar.
Konsumimi tejet i lartë i proteinave siç rekomandohet në shumicën prej këtyre dietave, është shumë i rrezikshëm. Proteinat kanë përmbajtje tejet acidike dhe gjatë tretjes së tyre, tërë përmbajtja do të kalojë në gjak. Si rezultat i kësaj, do të paraqitet një rënie e nivelit të kalciumit nga eshtrat, i cili lidhet drejtpërdrejtë me paraqitjen e osteoporozës.
Eliminimi total i karbohidrateve si buka, patatet, drithërat dhe i disa pemëve, siç është rasti me Dietën Atkins dhe Dukan, do të ketë efekte shkatërruese në trupin tonë. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë, të cilat organizmi ynë i shfrytëzon për konvertimin e sheqernave natyrale (polisakarideve) në glikogjen, i cili më pastaj, ruhet në mëlçi.
Shtrohet pyetja, nëse ne i eliminojmë totalisht karbohidratet, prej nga do të marrim këtë energji dhe rezervë të glikogjenit?
Dhe, kështu fillon i tërë komplikimi.
Së pari, do të shpenzohen rezervat e glikogjenit nga mëlçia, pastaj nga rezervat e yndyrave dhe kështu do të vijmë në një pikë ku në organizmin tonë do të çrregullohet niveli i natriumit si një elektrolit shumë i rëndësishëm. Për të balancuar nivelin e natriumit, organizmi ynë do të shpenzojë sasi të madhe të ujit dhe humbja e peshës do të shndërrohet në humbje të ujit, duke u bëre tejet e rrezikshme për shëndetin.
Praktikuesit e këtyre dietave do të ndjejnë një numër të madh të simptomave siç janë, marramendja, lodhja, aroma e keqe nga goja, çrregullimi i ritmit të zemrës dhe dehidrimi.
Sa më shumë që të zgjasin këto dieta, dëmtimi do të jetë më i madh.
Ku qëndron esenca që ne të dukemi dobët, ndërsa e dëmtojmë organizmin?
Cila dietë konsiderohet si humbje e shëndetshme brenda një jave?
Sipas nutricionistëve, humbja prej 1-2 kg në javë, konsiderohet si një humbje e shëndetshme e peshës. Çdo humbje tjetër që e tejkalon këtë numër brenda javës, konsiderohet si humbje muskulore dhe jo e shëndetshme.
Synimet reale. Humbja e peshës në mënyrë graduale
Duke pasur parasysh gjithnjë ruajtjen e shëndetit, ne duhet t’i përcaktojmë vetvetes synime më reale para fillimit të çdo programi për humbje peshe. Rekomandoj që ky regjim të fillojë me një dietë të balancuar mirë që përfshinë të gjitha grupet e ushqimeve, por në proporcion të duhur me shtesat e ushqimit, një rritje të aktivitetit fizik dhe inkorporimin e ushtrimeve relaksuese, qofshin ato meditim, joga apo masazh relaksues.
Këto të fundit do të jenë tejet të mirëseardhura në jetën tonë dinamike dhe me plot stres. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë