LAJMI I FUNDIT:

Në formë për plazh? Filloni që tani

Në formë për plazh? Filloni që tani

Dielli po shkëlqen dhe kemi filluar veshjet verore. Dëshira si gjithmonë, e njëjta: "Të kemi disa kilogram më pak dhe të dukemi shumë elegante dhe të reja përgjithmonë". Kështu, është koha ta mendojmë seriozisht largimin e tyre.

Por, si dhe çfarë duhet të bëjmë? Disa sugjerime ekspertësh do të na ndihmojnë të gjejmë rrugën e duhur. Por, duhet filluar që tani…

Kalori të shëndetshme
Vaktet e vogla të ndërmjetme janë shumë të mira. Frutat e thata si lajthitë apo bajamet, disa biskota të vogla, janë gjëra që kanë pak kalori dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Por, mos harroni: keni marrë dhe kalori të shëndetshme.

Mos kapërceni vaktet
Shumë njerëz rrimë pjesën më të madhe të kohës pa ngrënë, me mendimin se në këtë mënyrë kur të dalin në plazh do të duken bukur dhe për më tepër elegantë. Ky është një gabim shumë i madh. Në vend të largimit të kileve rrezikojmë të fitojmë disa më shumë. Kjo pasi organizmi i uritur do kërkojë të konsumojë më shumë ushqim. Provoni të hani normalisht dhe të bëni reduktime të vogla të kalorive. Ndryshimet do të jenë më efikase dhe ju nuk do të stërmundoheni për t’u dukur elegantë.


Merruni me ushtrime
Të ushtrohesh të paktën disa herë në ditë është shumë mirë. Kjo gjë i bën mirë fizikut tuaj, por në të njëjtën kohë ju do të digjni dhe kaloritë që merrni nga ushqimet. Rezultati final do të jetë shumë i mirë për ju. Muskuj dhe tonifikim. Nuk do të rrezikoni të merrni kile. Shmangni ushqimin e shpejtë Sado të uritur të jeni. Nuk do të fitoni asgjë nga një ushqim i shpejtë përveç kilogramëve.

Duhet të bini ngadalë
Shumë njerëz janë të prirur psikologjikisht të besojnë se me të filluar dietën mund të bien shumë shpejt nga pesha. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. Duhen disa ditë derisa xhinset t’ju rrinë më lirshëm nga sa mendonit. Mos hiqni dorë përpara se dieta të ketë bërë efektin e saj.

Jo shumë alkool
Pirja e më shumë se dy gotave kokteji, jo vetëm që ju jep shumë kalori, por do t’ju shtyjë që të ndihemi të uritur pas disa orësh. Në këtë mënyrë nuk do t’ju mbetet gjë tjetër veçse të hani në mënyrë të pakontrolluar. Bëni kujdes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori