Edhe pse ndikimi i llojit të gotës në shije është ende i debatueshëm – ne ju rekomandojmë të keni pak njohuri përpara se të blini gotat.
Ja disa pyetje të shpeshta në lidhje me zgjedhjen e drejtë të gotave të verës:
Pse kanë forma të ndryshme?
Forma e një gote vere, ka për qëllim të nxjerrë në pah provën e përvojës. Gotat e mëdha lejojnë një vëllim më të madh ajri, që mund të zbulojë më lehtë aromën e fshehur. Hapja e gotës është më e gjerë për të lejuar aromën të depërtojë në hundë. Kjo hapje gjithashtu vendos verën direkt në gojë pas testit të aromës. Pak a shumë si një epruvetë laboratori shkencor.A ka forma e gotës vërtet rëndësi?
Disa thonë po – disa të tjerë jo. Duke zgjedhur gotën e duhur mund të shijoni vërtet verën që pini, transmeton Telegrafi. Ka gota të caktuara, që duhet të përdoren për verën e kuqe, të tjera për verën e bardhë dhe shampanjën gjithashtu.
Nëse ju nuk jeni një frekuentues i përditshëm i verës, realisht nuk do të jeni në gjendje të vëreni ndryshimin dhe një gotë e zakonshme do të ishte në rregull.
Me fron, apo pa fron?
Kohët e fundit gotat pa fron kanë qenë vërtet një tendencë në rritje. Ndoshta për shkak se ato përdoren për disa lloje pijesh. Ata marrin më pak hapësirë, nuk kanë tendencë për t’u rrëzuar dhe duken të thjeshta në përdorim. Por gota me fron do të jetë gjithmonë zgjedhja e “shijimit”, sepse ajo lejon vallëzimin e verës në gotë pas rrotullimit me finesë dhe e mban temperaturën e verës të pandryshuar nga ngrohtësia e dorës tuaj. /Telegrafi/
Profil: Kadrije Canolli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh