LAJMI I FUNDIT:

Festimet e Vitit të Ri në botë…Çfarë ritualesh!?

Festimet e Vitit të Ri në botë…Çfarë ritualesh!?

Uroji mirëseardhjen Viti Të Ri më një traditë të re, frymëzuar nga festimet origjinale në të gjithë botën. Këto rituale që nga gatimet tipike e deri te thyerjet e pjatave në mesnatë, do t’ju argëtojnë shumë dhe do t’ju sjellin fat në vitin që vjen…

Gjermani
Peshk

Në Gjermani peshqit simbolizojnë mbarësinë. Madje disa njerëz fusin luspa peshku në portofol, që të kenë prosperitet.

Itali
Thjerrëza

Në Itali thjerrëzat serviren më 1 janar. Besohet se sjellin prosperitet, pasi kanë ngjashmëri me monedhat e vogla. Familjarët urojnë njëri-tjetrin "Gëzuar Vitin e Ri" me këto thjerrëza, rrush dhe sallatë me feta djathi.

Greqi
Monedhë në ëmbëlsirë

Në Greqi Viti i Ri festohet duke pjekur një ëmbëlsirë të quajtur ‘vasilopita’ me një monedhë brenda. Thuhet se personi të cilit i bie monedha, do ketë mbarësi vitin që vjen.


Spanjë
Rrush

Disa e festojnë Vitin e Ri duke ngrënë me shpejtësi 12 veshë rrushi në mesnatë. Thuhet se frutat janë parashikues e të vitit që vjen: Çdo rrush i ëmbël përfaqëson një muaj të mbarë, çdo rrush i thartë një muaj jo shumë fatlum. Mund ta përshtatni traditën duke i futur kokrrat e rrushit në shkopinj dhe duke i servirur ato në një gotë shampanjë pak përpara se të fillojë numërimi mbrapsht.

Austria dhe Kuba
Gic i pjekur

Në Austri dhe Kubë është traditë pjekja e një gici ditën e Vitit të Ri, sepse kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Skoci
Uiski dhe muzikë

Festimi i Vitit të Ri në Skoci zgjat dy ditë. Në mesnatën e 1 janarit, festuesit rrokin gotat me miqtë dhe familjarët me një gotë uiski, shoqëruar me tingujt e ‘Auld Lang Syne", një këngë prekëse e shkruar nga poeti kombëtar skocez, Robert Burns. Pas mesnate, fqinjët dalin për "të shkelur për herë të parë", duke shkëmbyer ushqim dhe pije derë më derë. Sipas besëtytnisë, nëse mysafiri i parë që kalon pragun e derës suaj është një burrë i gjatë ezmer dhe i pashëm, atëherë viti do të jetë i mbarë.

Suedi dhe Norvegji
Puding me oriz

Në Suedi dhe Norvegji është traditë që Viti i Ri të festohet duke ngrënë puding me oriz. Në të fshihet një bajame dhe personi të cilit i bie pjesa me bajame, do të gëzojë prosperitet gjatë vitit të ri.

Bjellorusi
Lojëra për lë parashikuar martesën

Në Bjellorusi, femrat beqare garojnë për të parë se cila do të martohet e para në vitin e ri. Çdo femër vendos një mullar kashte para vetes dhe pret sa të lirohet një gjel. Ajo së cilës i vizitohet së parës mullari nga gjeli, do të jetë edhe fatlumja që mund të kurorëzohet vitin e ardhshëm.

Japoni
Soba

Një nga ushqimet më të dashura japoneze, soba (peta me hikërr), hahet zakonisht në mesnatën e 31 dhjetorit dhe quhet ‘soba toshi-koshi’ ("nga një vit në tjetrin"). Makaronat simbolizojnë jetëgjatësinë, prandaj sa më të gjata të jenë, aq më mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori