Baby food dietën e praktikojnë Lady Gaga, Jenifer Aniston , Cheryl Cole...
Kur është fjala për dietën imagjinata e njeriut vërtet nuk njeh kufij. Këtë e dëshmon edhe trendi më i ri i Hollywoodit – dieta me ushqim fëmijësh! Këtë dietë e praktikojnë aktoret e njohura, këngëtaret dhe manekinet.
“Ortekun” e nisi Tracy Anderson, trajnere amerikane e fitnessit e yjeve të njohura të Hollywoodit, siç janë: Madonna, Gwyneth Paltrow dhe Cheryl Cole.
Dieta bazohet në konsumimin e 14 racioneve të vogla (rreth 120 gramë) ushqim fëmijësh në ditë dhe një racion normal të balancuar. Autorja e kësaj diete, Tracy Anderson, thekson se dieta është formë e pastrimit të organizmit.Por, çka thonë për këtë dietë nutricionistët? Gjithsesi ata janë kundër regjimit më të ri hollyvoodian të ushqimit.
Ata thonë se arsyeja për të cilën ushqimi i fëmijëve quhet kështu është sepse u është dedikuar fëmijëve. Edhe pse shumë nutricionistë e përkrahin konsumimin e racioneve të shpeshta të vogla, 14 sosh në ditë vërtet është e tepërt, thonë ata.
Vetëm prodhuesit e ushqimit të fëmijëve janë të kënaqur me këtë trend diete, shitja e të cilit është rritur dukshëm që kur filloi të flitej se të ashtuquajturën baby food dietën po e praktikojnë Cheryl Cole, Jennifer Aniston, Reese Witherspoon dhe Lady Gaga.
E pra, cili është mendimi juaj për këtë trend më të ri hollywoodian? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh