LAJMI I FUNDIT:

Detoksikimi – rigjenerimi i organizmit dhe i lëkurës në mënyrë natyrale

Detoksikimi – rigjenerimi i organizmit dhe i lëkurës në mënyrë natyrale

Nëse i shikojmë yjet e njohura të Hollywood-it si Demi Moore, Ben Affleck dhe Uma Thurman, ne do ta pyesim veten se çka kanë të përbashkët këto aktore që gjithnjë duken me pamje rinore, vitalitet, energji dhe shëndet të mirë. Përgjigjja është se të gjitha këto janë aplikuese të devotshme të dietave detoksikuese.

Mirlinda Bejta
Nutricioniste Klinike
Nutricioniste për fëmijë dhe Adoleshent
tel. 044 265 664

Një detoks i shkurtër i jep organizmit tonë një pastrim të brendshëm në nivel të thellë qelizor. Duke stimuluar procesin natyral të pastrimit, duke pushuar sistemin e tretjes dhe mëlçinë, organizmi do të fokusohet në pastrimin e materieve të dëmshme të cilat janë akumuluar me vite.

Çka është detoksi?
Për shumë njerëz fjala ‘Detox’ mund të asociojë në përpjekje të vazhdueshme të pastrimit nga alkooli dhe droga, por në fakt, detoksikimi (eliminimi i toksinave), është një proces natyral i organizimit tonë për t’u pastruar nga materiet e dëmshme të akumuluara.
Ky eliminim i toksinave në organizmin tonë bëhet përmes mëlçisë, veshkave, sistemit limfatik, mushkërive dhe lëkurës.


Pse të aplikojmë dieta ‘Detox’
Fatkeqësisht ne po jetojmë në një botë në të cilën po ballafaqohemi me shumë pasoja, si ushqimi i gabuar, ndotja, kemikalet e ndryshme në ambient, hormonet si dhe nga shprehitë e zakonshme dhe të dëmshme, siç janë, duhani, alkooli, substancat e ndryshme rekreative dhe kafeja. Të gjitha këto, vazhdimisht e rëndojnë punën e organeve tona dhe duhet gjithsesi të eliminohen nga organizmi. Në një pikë të caktuar, këto organe do të lodhen mjaft dhe vjen çasti kur ne duhet ta ndihmojmë këtë proces vital.

Përparësitë e detoksit në organizmin tonë
Një program i shkurtër detoksikimi, do të ndihmojë shumë procesin natyral të pastrimit të organizmit, duke:
* pushuar organet, veçanërisht ato të tretjes
* stimuluar mëlçinë në eliminimin e materieve të dëmshme nga organizmi
* promovuar eliminimin e toksinave përmes mushkërive, zorrëve dhe lëkurës
* përmirësuar qarkullimin e gjakut
* furnizuar organizmin me nutrient të shëndetshëm

Në vazhdim, kam përpiluar një detoks treditor pranveror, për pastrimin e organizmit, përmirësimin e lëkurës dhe imunitetit.Në esëll
Një gotë ujë të vakët me 20 ml Aloe Vera (lëng 100% natyral) pihet në esëll.
Shoqërohet me një ecje të shkurtë 15- minutëshe në ajër të pastër.
Pas ecjes, një dush kontrast (fillohet me ujë të ngrohtë, pastaj të ftohtë, ngrohtë dhe gjithnjë përfundohet me ujë të ftoftë).

Mëngjesi
Një lëng i freskët natyral i karotës ose i mollës.
Një multivitaminë dhe mineral që përmban spirulina (alge të gjelbra). Gjithnjë mbajeni mend se multivitamina duhet të zgjidhet në baza natyrale, jo sintetike. Për këtë duhet të konsultohet nutricionisti.

Dreka
Perime të ziera me GI (indeks glikemik) të ulët, siç janë brokoli, lulelakra, karota).
Një sallatë e freskët e rrepës së kuqe me pak vaj ulliri dhe lëng limoni.

Darka
Sallatë e freskët me sa më shumë perime me ngjyra të ndryshme (si domate, tranguj, spec i kuq, i gjelbër, portokall, karotë, rrepë e kuqe).
Qëllimi është të konsumojmë sa më shumë perime me ngjyra, të cilat përmbajnë antioksidantë që stimulojnë gluthationin, njërin prej molekulave përgjegjëse për ta kryer procesin e pastrimit.

Para fjetjes në mbrëmje
Të aplikohen ushtrime të zgjatjes.

Si një rregull i përgjithshëm dhe me rëndësi është konsultimi me nutricionistin, para fillimit të cilitdo programi për detoksikim. Në përgjithësi, një program i shkurtër do të jetë i sigurt. Nga ky program përjashtohen shtatzënat, nënat që kanë fëmijët në gji, personat e moshuar, ata me tension të lartë të gjakut, anemikët, fëmijët dhe pacientët me sëmundje kronike degjenerative, kancer dhe tuberkuloz.

Brenda ditës pini sa më shumë ujë natyral, lëngje natyrale të perimeve, çaje të luleve pa sheqer prej 8 deri në 12 gota.
Mos harroni t’i merrni shtesat e ushqimit si Multi Mineral dhe vitamina Bio.
Të mos ndërmerren aktivitete të rënda fizike gjatë detoksit, por sa më shumë relaksim.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori