Nëse vuani shpesh nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, mendoni për konsumimin e përditshëm të xhenxhefilit, duke filluar prej sot.
Konsumimi i përditshëm i ginsengut gjatë vjeshtës dhe dimrit ka rezultuar të jetë i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes, gripit dhe virusit respirator sincicitial (RSV), zbulojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Nutrients”.
Për shkak se vaksinat kundër gripit dhe RSV-së ende nuk janë 100% efektive, studiuesit kanë vendosur ta hulumtojnë më detajisht efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq, për të cilin tashmë është dëshmuar se e forcon imunitetin.
Në këtë studim, hulumtuesit nga Georgia e kanë studiuar efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq në qelizat e mushkërive të infektuara me grip.
Rezultatet e studimit treguan se ekstrakti i ginsengut të kuq mbron nga infeksionet bakteriale dhe virale, si gripi dhe RSV.
Ekzistojnë disa lloje të kësaj barishte ushqyese, por ekspertët thonë se më i efektshmi është ginsengu i kuq korean, sepse ai përmban substanca aktive të cilat e përshpejtojnë reagimin e trupit ndaj stresit, sëmundjes dhe lodhjes. Këto substanca kanë efekt antiinflamator, antioksidues dhe antikancerogjen.
Studimet e mëparshme kanë treguar se të gjitha llojet e ginsengut mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe zvogëlimin e nivelit të radikaleve të lira në trup, si dhe parandalimin e shfaqjes së inflamacionit kronik në trup i cili është faktor kryesor rreziku për një varg të sëmundjeve, veçanërisht ato të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore