Kjo bimë rritet ngadalë, është një bimë e shkurtër me rrënjë me mish, mund të klasifikohet në tri mënyra, varësisht nga sa kohë kultivohet: e freskët, e bardhë ose e kuqe

Xhenseni i freskët vilet pas katër vjet kultivimi, ndërsa xhenseni i bardhë vilet midis 4-6 vjet kultivimi, ndërsa xhenseni i kuq vilet pas 6 e më shumë vjetësh, transmeton Telegrafi.

Ka shumë lloje të kësaj bime, por më të njohurat janë xhenseni amerikan (Panax quinquefolius) dhe xhenseni aziatik (Panax ginseng).

Xhenseni amerikan dhe ai aziatik ndryshojnë në përqendrimin e përbërësve aktivë dhe në efektet në trup.

Besohet se xhenseni amerikan ka një efekt relaksues, ndërsa xhenseni aziatik ka një efekt gjallërues. Xhensen përmban dy përbërës të rëndësishëm: ginsenoside dhe gintonin.

Këta përbërës e plotësojnë njëri-tjetrin për të siguruar përfitime shëndetësore, shkruan “Health Line”.

Mjekësia kineze e përdor për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj. Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu.

Përdorimi i ginsengut ndihmon në fuqizimin e imunitetit të organizmit dhe shtimit të peshës. Ai rrit numrin e rruazave të bardha të gjakut, të cilat gëlltisin gjallesat mikroskopike që shkaktojnë sëmundjet e ndryshme.

Po kështu, ginsengu stimulon prodhimin e interferonit të përbërë që organizmi e prodhon për të luftuar viruset.

Ai përmirëson funksionet e sistemit imun te njeriu dhe kjo do të thotë rezistencë ndaj sëmundjeve dhe shërim më i shpejtë.

Kjo bimë është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlçisë.

Xhenseni përdoret për të rritur potencën seksuale dhe prodhimin e spermës; është shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca. Në mjekësinë kineze me shekuj përdoret si afrodiziak, ndërsa hulumtimi i ri tregon që kjo rrënjë mund të zëvendësojë viagrën.

Si ilaç bimor, lufton lodhjen, stresin dhe gjendjen e depresionit. Ai përmirëson aftësinë e përqendrimit dhe të njohjes, këshillohet shumë për studentët dhe gjatë sezonit të provimeve.

Bimët që ulin sheqerin në gjak gjatë fazës së qarkullimit në trup përfshijnë xhensenin. Kjo bimë është në gjendje të aktivizojë rigjenerimin e qelizave pankreatike që sekretojnë insulinë.

Është zbuluar gjithashtu që, kjo rrënjë mbron kundrejt dëmtimit të mëlçisë, toksitetit të mëlçisë, cirrozës dhe mëlçisë yndyrore. /Telegrafi/