E folura në moshën dy vjeç tregon sa i suksesshëm je Në moshën 24-30 muajsh fëmijët nisin të lënë pas belbëzimet dhe fjalori i tyre nis të pasurohet. Pikërisht aftësia gjuhësore në moshën dy vjeç mund të parashikojë suksesin e tyre kur të rriten.
Kështu thotë një studim i botuar në “Child Development”, i realizuar nga disa universitete amerikane.
Sipas studiuesve, fëmijët që në klasën e parë të shkollës kanë goxha bagazh, për shembull dinë të numërojnë, kanë më shumë mundësi që kur të rriten të kenë sukses.
“Ata do të shkojnë në kolegj, do të blejnë një shtëpi, do të martohen dhe do të jetojnë në një lagje të bukur”, shkruan Daily Mail.
Hipoteza e këtyre studiuesve është se fjalori i pasur, që fitohet rreth moshës dy vjeç luan një rol të rëndësishëm dhe bën dallimin mes “më të përgatiturve” dhe moshatarëve të tyre.
Për këtë studim janë testuar 8650 fëmijë, prindërit u janë përgjigjur pyetjeve rreth fjalëve që njeh i vogli ndërsa pikët e tyre në matematikë dhe lexim janë dhënë nga shkollat.
Mësuesit janë pyetur rreth sjelljes së tyre, për shembull a ishin fëmijët në ankth, sa shpesh dilnin nga klasa etj.
Fëmijët që rreth moshës dy vjeç kishin një fjalor të gjerë, tri vite më vonë ishin më të përgatiturit në shkollë, dhe nga pikëpamja e sjelljes më të qëndrueshëm.
Ata ishin më të përgatitur për të mësuar dhe më pak në ankth se shokët e tyre që në moshën dy vjeç treguan një kapacitet të vogël gjuhësor.
“Studimi ynë tregon se fjalori është i rëndësishëm për fëmijët dhe ndihmon në zhvillimin e tyre”, shpjegon autori i studimit Paul Morgan, i universitetit shtetëror të Pensilvanisë.
Por çfarë ndikon në gjuhën e të vegjëlve?
Një nga faktorët thelbësor është familja, ose më saktë kushtet e saj socioekonomike. Studiuesit kanë vëzhguar të lindurit në një ambient familjar problematik, për shembull me një nënë të sëmurë, dhe ata rezultuan me një fjalor të kufizuar.
“Nënat dhe baballarët janë të stresuar, të lodhur nga puna e pak të përfshirë në rritjen e fëmijës së tyre, por ata duhet të flasin dhe të ndërveprojnë me të”, thotë eksperti.
Jo vetëm që duhet t’u mësojnë fjalë, por t’i shoqërojnë më një ton të caktuar zëri, me shprehje të fytyrës dhe gjeste, për ta bërë më të thjeshtë që ta mësojë.
Nuk ka rëndësi se sa i mësojmë, por çfarë i transmetojmë dhe si. Të përpiqesh të zgjerosh fjalorin e më të vegjëlve do të thotë të impenjohesh dhe t’i përgatitësh për të hyrë në shkollë, dhe përgjithësisht në jetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit