LAJMI I FUNDIT:

Dieta e DASH-it, më e mira për të pestin vit radhazi

Dieta e DASH-it, më e mira për të pestin vit radhazi

Dieta DASH, e pasur me perime, drithëra dhe produkte qumështi me pak yndyrë, është shpallur dieta më e mirë e përgjithshme për të pestin vit me radhë, duke mposhtur edhe dietën e “Weight Watchers” dhe atë të Mesdheut, ka thënë raporti i fundit amerikan “News & World”.

DASH, e cila është zhvilluar për të ulur shtypjen e gjakut pa medikamente, është zgjedhur nga një panel prej ekspertëve shëndetësorë si dieta më e mirë për të prekurit nga diabeti si dhe plani më i mirë për ushqim të shëndetshëm.

“Weight Watchers” rimori vendin e parë si dieta më e mirë për humbje të peshës, e përcjellë nga dieta HMR (Healthy Management Resources) me pak kalori dhe si zëvendësim i ushqimit; si dhe Jenny Craig, e cila ofron ushqime të përgatitura për rënie në peshë.

“Dieta DASH ka qenë dieta e përgjithshme e preferuar për të pestin vit radhazi që ne vlerësojnë dhe radhisim dietat”, ka thënë Angela Haupt, redaktore e lartë e shëndetit dhe mirëqenies në “U.S. News & World Report”.


Dieta TLC (Therapeutic Lifestyle Changes), që është krijuar për të ulur nivelet e kolesterolit, zuri vendin e dytë në kategorinë e përgjithshme, e ndjekur nga dieta Mesdhetare, ajo “Weight Watchers” dhe dieta “Mayo Clinic”.

Në anën e kundër të ‘peshores’ ishte dieta “Paleo”, e cila përqendrohet në mish, peshk dhe perime, dhe dieta katër-fazëshe “Dukan”, të cilat së bashku u renditen në vendin e fundit, raporton Koha.net.

Një panel prej rreth 12 ekspertësh të ushqimit, obezitetit, vlerave ushqyese, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe psikologjisë së ushqimit, radhitën 35 plane ushqimi për të përpiluar listën vjetore.

Paneli përzgjodhi dietën “Ornish”, e cila përqendrohet në fruta, perime dhe drithëra, si dieta më e mirë për zemër të shëndoshë, së bashku me TLC-në dhe DASH-in. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori