LAJMI I FUNDIT:

Një mollë në ditë parandalon sulmin në zemër

Një mollë në ditë parandalon sulmin në zemër

Një mollë në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër, ndërsa gjetjet e reja të shkencëtarëve konfirmojnë thënien e vjetër sipas së cilës nuk do t’ju duhet mjeku nëse konsumoni molla.

Ekipi i hulumtuesve nga Universiteti i Oksfordit thekson se konsumimi i mollës rekomandohet veçanërisht për njerëzit më të moshuar se 50 vjet, për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore.

Sipas konkluzioneve të tyre pas studimeve të reja, molla mund të zëvendësojë barnat që përdoren për të ulur kolesterinën, dhe kështu mund të parandalojë sulmin në zemër, raporton Daily Mail.

“Kjo është vetëm një dëshmi se sa edhe ndryshimet më të vogla në dietë mund të jenë të dobishme për shëndetin tonë. Mollët janë shumë të dobishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru”, theksojnë studiuesit.


Në studimin, rezultatet e të cilit u botuan në “British Medical Journal”, studiuesit përdorën modele matematikore për të vlerësuar ndikimin e përshkrimit të ngrënies së një molle në ditë për të moshuarit, transmeton Koha.net. Ata kishin rezultate të shkëlqyera, duke përfshirë faktin se në këtë mënyrë zvogëlohet për 12 për qind rreziku i sulmit në zemër dhe infarktit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori