LAJMI I FUNDIT:

Kufjet e Microsoftit do t’i ndihmojnë të verbrit të ecin nëpër qytete

Kufjet e Microsoftit do t’i ndihmojnë të verbrit të ecin nëpër qytete

Ato funksionojnë me një telefon të Windowsit dhe i përdorin të dhënat për lokacionin dhe për navigacion me një rrjet të pikave në vende urbane për t'i përshkruar rrugët.

Kufjet janë testuar në një udhëtim nga Reading në Londër, duke përfshirë blerjet, autobusët dhe një udhëtim me tren.

"Njerëzit që jetojnë me humbje të shikimit përballen me një numër të sfidave për çdo ditë të cilat mund t’i parandalojnë ata që të arrijnë çfarë duan në jetë," shpjegoi Jenny Cook, udhëheqëse e organizatës bamirëse Guide Dogs, e cila ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë .

Kufjet janë një version i përshtatur i atyre që tashmë janë në treg. Të dizajnuara për çiklistët, ato qëndrojnë para për të mos e mbytur zhurmën e trafikut dhe mjedisit.


Zëri kryhet me anë të nofullës dhe kufjet e japin një sërë përshkrimesh verbale dhe jo-verbale.

Për dikë i cili e ka kërkuar një rrugë të veçantë, ato do ta bëjnë një, seri të zhurmave klikuese për t’i siguruar që janë në rrugën e duhur dhe do të ofrojë udhëzime të veçanta si "kthehu djathtas". Ato gjithashtu e sigurojnë një informacion në lidhje me rrugën dhe pikat e interesit.

Disa ekspertë e kanë vënë në pikëpyetje nëse teknologjia është e aftë të lansohet gjerësisht meqë duhet të mbështetet në një rrjet semaforësh të bashkangjitur në objektet e rrugëve. Një zëdhënës i Microsoftit ka thënë: "Shumë informacione vijnë nga GPS dhe hartat në re (cloud) të cilat sigurojnë po aq, nëse jo më shumë se semaforët.” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori