Kontrolli që çdo grua duhet ta kryejë një herë në muaj.
Hapi 1: Filloni duke parë gjoksin në pasqyrë me shpatullat prapa dhe me duart në ije.
Nëse shihni ndonjë prej shenjave të mëposhtme, komunikojani ato doktorit:
▪ Rrudhosje të lëkurës, gropëza, ose fryrje të lëkurës.
▪ Ndryshim të pozicionit të thithkave ose thithka të futura brenda në vend që të jenë të dala.
▪ Skuqje, dhembje, enjtje ose puçra
Hapi 2: Ngrijini duart lart dhe kërkoni për të njëjtat ndryshime.
Hapi 3: Duke u parë në pasqyrë, kontrolloni nëse keni rrjedhje të gjoksit.
Hapi 4: Ndërkohë që jeni shtrirë, prekni gjoksin duke përdorur dorën e majtë për gjoksin e djathtë dhe anasjelltas. Me gishtin tregues dhe dy të tjerët në pozicion të drejtë, kryeni lëvizje të vogla rrethore duke e prekur gjoksin butësisht. Me këtë lëvizje mbulojeni të gjithë zonën e gjoksit nga klavikula deri tek pjesa e sipërme e barkut dhe nga sqetullat deri tek ndarja e gjokseve.
Ndiqni një sistem që të jeni të sigurta që e keni mbuluar të gjithë zonën e gjoksit. Mund ta filloni nga thithkat duke u zhvendosur me lëvizje rrethore më të mëdha drejt pjesës së jashtme të gjoksit ose mund të zgjidhni lëvizjen vertikale duke e zhvendosur dorën nga lart poshtë. Lëvizja lart-poshtë duket se funksionon më tepër. Sigurohuni që të mbuloni me lëvizje pjesën e poshtme dhe të sipërme. Për pjesën e sipërme përdorni shtypje të lehtë, për pjesën e mesit përdorni shtypje të mesme dhe për pjesen e poshtme perdorni shtypje më të fortë.a
Hapi 5: Së fundmi prekeni gjoksin kur jeni në këmbë ose ulur. Shumë femra shprehen se mënyra më e mirë për të ndjerë ndryshimet është kur lëkura është e lagur, prandaj preferojnë ta bëjnë këtë hap në dush, përcjell Anabel. Përdorni të njëjtat lëvizje të përshkruara në hapin 4. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh