LAJMI I FUNDIT:

Ajri i kontaminuar në aeroplan dëmton sistemin nervor

Ajri i kontaminuar në aeroplan dëmton sistemin nervor

Studimet e fundit tregojnë se ajri i kontaminuar në kabinën e aeroplanëve mund të dëmtojë sistemin nervor të pasagjerëve.

Kur në aeroplan ndihet era këmbë, kupton se vjen nga pasagjeri në ndenjësen ngjitur. Por ka edhe aroma të tjera, ato që nuhaten në kabinë, kur avujt e naftës së djegur arrijnë aty përmes sistemit të ajrimit. Këto përmbajnë përbërës helmues që prekin sistemin nervor dhe mund të shkaktojnë dëme të pakorrigjueshme shëndetësore.

Në vitin 2012 në Gjermani, rasti i një Airbusi të kompanisë ‘Germanwings’ pushtoi titujt e parë të shtypit. Dy pilotët thithën ajrin e kontaminuar në kabinë dhe shfaqën shenja helmimi. Për pak ata humbën ndjenjat dhe arritën të ulnin me shumë vështirësi aeroplanin në aeroport.

I ashtuquajturi rasti ‘Fume Event’ nuk është i vetmi. Sipas Zyrës Federale për Hetimin e Aksidenteve Ajrore nga viti 2006 deri në vitin 2013 ka pasur 663 të tilla. Në dhjetë prej tyre janë shkaktuar probleme shëndetësore afatgjata tek të prekurit, pra një rrezik për ekipin fluturues dhe pasagjerët.


Një tjetër provë për helmet në kabinat e aeroplanëve është një studim i publikuar nga "Welt am Sonntag". Kompania e fluturimeve Condor ka kontrakutar Institutin Fresenius për të testuar aeroplanët e saj për prezencën e gazit nervor Trikresylphosphat (TCP). Instituti bën kontrolle në aeroplanët Airbus dhe Boeing të kompanisë Condor. Sipas të dhënave të këtij studimi, tregohet se kishte kontaminim në 11 nga 12 aeroplanë Airbus A320, në 5 nga 13 aeroplanë Boeing 757, dhe në 6 nga 9 Boeing 767.
Tek të gjithë këta aeroplanë gjendeshin gjurmë të TCP-së.

Pothuajse në të gjithë aeroplanët modernë ajri që shkon në kabinë nuk filtrohet, prandaj nëse pak nga avulli i naftës del nga motorët, atëherë mund të shkojë lehtësisht në kabinë. Kur trupi i njeriut bie në kontakt me këtë gaz reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet: dhimbje koke, prodhim sekrecionesh, përzierje, pagjumësi, dridhje muskujsh ose humbje e përqendrimit. /Sh/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori