LAJMI I FUNDIT:

Kirurgjia laserike ne Kliniken Gjermane të Syrit

Kirurgjia laserike ne Kliniken Gjermane të Syrit

Të shikosh përsëri normalisht dhe më në fund të mos jesh i varur nga syzet e bezdisshme ose lentet e kontaktit është një ëndërr e shumë njerëzve.

Kjo ëndërr mund të bëhet e vërtetë me metodat e kirurgjisë refraktive me lazer për korrigjimin e përhershëm të defekteve të shikimit, të cilat kanë marrë një zhvillim të madh inovativ me anën e Excimer-Lazer. Metodat kryesore janë LASIK, PRK, LASEK, ku LASIK-u është padyshim metoda më shpesh e përdorur.

Në sajë të metodave operative të menduara hollësisht, shkencërisht të vërtetuara dhe të një teknologjie lazer të drejtuar nga kompjuteri dhe me saktësi të lartë, sot bëhet e mundur që të korrigjohen në mënyrë të përhershme dhe pa dëmtim defektet tuaja të shikimit në mënyrë që ju të përfitoni një jetë pa syze apo lente kontakti.


Cilat probleme refraktive të shikimit mund të korrigjohen?

Ekzistojnë tre probleme refraktive ose anomali të refrakcionit të cilat pengojnë shikimin e qartë. Këto janë:
Miopia: te miopia pika e fokusit shtrihet përpara retinës në brendësi të syrit. Shkaku për këtë është ose një sy tepër i gjatë ose një korne tepër e pjerrët, d.m.th. një korne që thyen rrezet së tepërmi.

Hiperopia: te hiperopia pika e fokusit shtrihet prapa retinës. Shkaku për këtë është ose një sy tepër i shkurtër ose një korne tepër e sheshtë, d.m.th. një korne që thyen rrezet shumë pak.

Astigmatizimi: rezulton nga lakueshmëria jo e rregullt e kornesë. Prandaj në retinë nuk mund të bëhet një pikë fokusi por vetëm një elips dhe syri shikon gjithnjë pamje jo të qarta, të shënuara në formë elipsi.

Pra, forma e kornesë është përcaktuese për qartësinë e shikimit dhe merr pjesë me 60% në forcën thyese të syrit. Prandaj, është e logjikshme që gabimet në thyerje të rrezeve të dritës, të korrigjohen duke e ndryshuar formën e kornesë. Në kirurgjinë refraktive me lazer kjo gjë bëhet duke hequr shtresa të imta nga materiali i kornesë më anën e rrezeve lazerike.
A i përshtatet syrit tuaj një lasik/prk/ lasek ?

Kirurgjia refraktive me lazer mund të përdoret në një fushë të gjerë te problemeve. Veçanërisht është e përshtatshme në rast të miopisë deri -10 dioptri, hiperopisë deri në 4 dioptri dhe astigmatizmit deri në një cilindër prej 5 dioptri.

Si parim, syri duhet të jetë i zhvilluar plotësisht dhe të jetë i qëndrueshëm. Nëse ju jeni nën moshën 18 vjeçare, atëhere rekomandohet që të prisni ende mjekimin. Edhe pacientët tek të cilët problemi refraktiv (dioptria) është ndryshuar në muajt e fundit në mënyrë të dukshme, është mirë që të presin për ndërhyrje lazerike.

Përveç kësaj, ekzistojnë disa sëmundje paraprake si p.sh. perdja e syrit, tek të cilat mjekimi me lazer nuk rekomandohet gjithnjë.

Për dallim nga të lartëpërmendurit, mjekimi LASIK / PRK / LASEK mund të aplikohet në rastet:
• Kur pacientët nuk i mbajnë lentet e kontaktit, apo kanë vështirësi në mbajtjen e tyre
• Kur pacientët, për shkaqe profesionale, duhet të heqin dorë nga syzet ose lentet e kontaktit
• Kur sportistëve, syzet apo lentet e kontaktit u shkaktojnë pengesa në aktivitetet e tyre
• Kur njerëzit thjesht nuk duan të mbajnë as syze dhe as lente kontakti

Teknika e re, më e mira, më e sigurta dhe më e shpejta në botë për sytë tuaj

Në qendrën tonë të lazerit punohet ekskluzivisht me aparatura moderne, të besueshme dhe të cilat kanë treguar rezultate kulminante në largimin e dioptrisë, pikërisht me: WaveLight® EX500 Excimer Laser. Ky sistem lazerik është momentalisht sistemi më i avancuar dhe më i ri. Duke patur një nivel repetitiv prej 500Hz, WaveLight® EX500 Excimer Laser paraqet sistemin më të shpejtë në botë të largimit të dioptrisë, me një shpejtësi prej 1.4sec per dioptri. Gjithashtu cilësohet si laseri më i saktë dhe më sigurtë në botë.

Çfarë ndodh me kirurgjinë refraktive me lazer?

Qëllimi i kirurgjisë refraktive me lazer është korrigjimi i forcës thyese të kornesë, duke hequr shtresa më të holla të indit. Kornea është e trashë afërsisht 550μm dhe përbëhet prej disa shtresash. Shtresa optike e rëndësishme, ku kryhet heqja nga lazeri, është stroma. Stroma ndodhet menjëherë nën epitel, shtresën mbrojtëse të jashtme të syrit.

Tani ekzistojnë tre metoda të kirurgjisë me lazer: PRK, LASIK dhe LASEK. Ato janë të gjitha të njohura nga ana shkencore, zgjasin vetëm disa minuta dhe si rregull, zbatohen në mënyrë ambulatore dhe me anestezi lokale. Objektivi i përbashkët i këtyre metodave është zbulimi i stromës për heqjen e shtresave nga lazeri. E ndryshme është rruga për të arritur këtë qëllim.

Të treja metodat kanë përparësitë e tyre specifike, të cilat diskutohen hollësisht në biseda personale me mjekun.

Cilat janë rezultatet e kirurgjisë me lazer?
Përvojë shumëvjeçare
Që nga vitet tetëdhjetë, problemet refraktive të shikimit mjekohen me sukses me anën e Excimer-Lazer. LASIK-u është metoda më moderne për mjekimin operativ të defekteve të shikimit. Prej fillimit të viteve nëntëdhjetë, kjo metodë ka rezultuar shumë e suksesshme me miliona herë. Veçanërisht, kënaqësia e lartë e pacientëve pas ndërhyrjes, ka sjellë rritjen e dukshme të numrit të mjekimeve në vitet e fundit.

Përvoja shumëvjeçare tregon se në miopi deri në -5 dioptri, në 95% të rasteve mund të arrihet një korrigjim në ±0.5 dioptri, kështu që një syze në largësi nuk është më e nevojshme.
Në përgjithësi, në më shumë se 95% të rasteve arrihet një korrigjim në ±1.0 dioptri.

Në rast të një defekti të madh të shikimit (deri në -10 dioptri) arrihet në afërsisht 90% të rasteve një korrigjim në ±1 dioptri.

Nëse mendoni se kirurgjia refraktive me lazer është zgjedhja juaj më e mirë, ejani në Klinikën Gjermane të Syrin, e vendoseni veten tuaj në duar e profesionistëve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori