Gjetjet kontradiktore nga një studim i ri befasues i USC-së tregojnë se një pjesë e trurit që është e lidhur me dhimbjen e të tjerëve, aktivizohet më fort duke i shikuar vuajtjet e njerëzve të urryer në krahasim me njerëzit e dashur.
Derisa mund të supozojmë që ne jemi më të ndjeshëm ndaj njerëzve që i duam, studimi mund të tregojë se truri i njeriut fokusohet më shumë në nevojën për të monitoruar armiqtë nga afër, sidomos kur ata janë duke vuajtur.
"Kur jeni duke e shikuar ndonjë film të zhanrit aksion dhe keqbërësi duket të jetë mundur, momenti i vdekjes së tij tërheq intensivisht përqendrimin tonë," theksoi Lisa Aziz-Zadeh nga Instituti i Trurit dhe Kreativitetit nga kolegji USC Dornsife of Letters, Arts and Sciences. "Ne e shikojnë atë nga afër për të parë nëse ai është vrarë me të vërtetë, sepse kjo është kritike për ta parashikuar potencialin e tij për hakmarrje në të ardhmen."
Pjesëmarrësit, të cilët të gjithë ishin të bardhë, meshkuj, dhe çifutë – së pari shikuan video të individëve urryes, antisemitë të cilët ishin në dhimbje dhe pastaj video të tjera të individëve tolerantë, jourryes që ishin në dhimbje. Truri i tyre ishte skanuar me rezonancë magnetike funksionale për të treguar nivelet e aktivitetit në matricën e dhimbjes. Çuditërisht, matricat e dhimbjes së pjesëmarrësve ishin më të aktivizuara kur i shikonin antisemitët duke vuajtur në krahasim me individët tolerantë.
"Rezultatet zbuluan më tej fleksibilitetin e trurit në procesimin e situatave komplekse sociale." theksoi Fox. "Truri përdor kontekstin e plotë të situatës për ta iniciuar një reagim të përshtatshëm. Në këtë rast, reagimi i trurit është i lidhur me rritjen relative të nevojës për ta ndjekur dhe për ta kuptuar dhimbjen e personit urryes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh