Hulumtimet e fundit të shkencëtarëve nga Fakulteti i Mjekësisë në Athinë kanë treguar se konsumi i kombinuar i kafesë dhe cigareve, paraqet një rrezik të rritur dukshëm për zemrën dhe enët e gjakut.
Për shumë njerëz kafeja e mëngjesit me një cigare (ose, thënë më mirë, me disa cigare) është një ritual pa të cilin nuk mund ta imagjinojnë fillimin e ditës. Disa e bëjnë këtë vetë, disa në shoqëri. Pason pauza në punë: përsëri një arsye për të pirë kafe së bashku dhe, natyrisht, me kafe shkojnë edhe cigaret.
Pirja e duhanit, natyrisht, është një shprehi e dëmshme, dhe për këtë flitet një kohë të gjatë dhe shumë. Në qoftë se mundeni, do të duhej të hiqni dorë nga duhani plotësisht. Nëse planifikoni që këtë ta bëni dikur në jetën tuaj, por jo tani, ose nuk planifikoni të hiqni dorë nga cigaret, të paktën përpiquni të mos e kombinoni kafenë dhe cigaret, pa marrë parasysh se sa mund t’ju duket e panatyrshme kjo dhe sa mund të mendoni se nuk shkon njëra pa tjetrën. Për çfarë bëhet fjalë?
Hulumtimet e shkencëtarëve treguan se kafeja dhe cigaret janë një "kombinim vdekjeprurës", respektivisht që konsumi i tyre i kombinuar paraqet një rrezik të rritur dukshëm për zemrën dhe enët e gjakut. Kafeina në sasi të mëdha, ashtu si edhe nikotina, është e keqe për enët e gjakut, rrit presionin e gjakut dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit. Në efektin e kombinuar të nikotinës dhe kafesë janë veçanërisht të ndjeshëm personat e moshuar, dhe ata që tashmë kanë presionin e lartë të gjakut.
Pse ndodh ky efekt? Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt, por besojnë se kjo është për shkak të ndikimit në punën e sistemit nervor qendror dhe sekretimit të hormoneve që ndikojnë në funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh