Sipas një studimi të fundit, fëmijët e lindur me metodën IVF janë tre herë më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri gjatë fëmijërisë.
Shkencëtarët thanë se fëmijët e lindur pas trajtimeve të fertilitetit, kishin 65 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar leukemi dhe 88 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e trurit dhe sistemit nervor qendror.
Studimi sugjeron se trajtimi i fertilitetit mund të ndryshojë mënyrën që disa gjene funksionojnë kur ata kalojnë nga prindi tek fëmija. Këto gabime te gjenet janë të lidhura me kanceret e fëmijërisë, thanë hulumtuesit danez.
Ata paralajmëruan se këto ndryshime mund të jenë shkaktuar nga aspektet e trajtimit të fertilitetit të tilla si ekspozimit ndaj hormoneve, përgatitje spermës, ngrirje embrionesh, kushtet e rritjes së embrioneve ose mbarësimit të vonuar. Por ata nuk mund të përjashtonin mundësinë se rreziku në rritje ishte rezultat i infertilitetit të prindërve, mos trajtimi.
Më parë këtë vit, hulumtimi britanik në më shumë se 100.000 fëmijë të lindur pas trajtimit të fertilitetit gjeti se ata nuk kishin asnjë rrezik në rritje për të zhvilluar kancer.
Fertilizimi in vitro ( IVF) është ndër teknikat e pjellorisë më të përdorura gjerësisht, me rreth 18.000 foshnje të lindura në Britani çdo vit me IVF, shkruan Idea. Me këtë metodë, një vezë është hequr nga vezoret e gruas dhe pasi është pllenuar me spermë, pastaj kthehet në mitër që të rritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh