LAJMI I FUNDIT:

Edhe kafeja ndihmon në shtim të peshës

Edhe kafeja ndihmon në shtim të peshës

Llojet moderne të kafesë, me krem, çokollatë dhe aroma të ndryshme, të cilat po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara, mund të jenë shumë të rrezikshme për dukjen tuaj, është konstatimi i studimit të bërë nga ana e shërbimit shëndetësor të Nju Jorkut.

Sipas studimit, i cili ka përfshirë disa vende të popullarizuara ku pihet kafeja, ajo e zezë me qumësht dhe sheqer, ka mesatarisht 63 kalori.

Megjithatë, kafetë e përgatitura në’ mënyra të veçanta, ose kafetë që merren me vete mund të kenë edhe për katër herë më shumë kalori dhe të përmbajnë edhe deri në 240 kalori, që përbën 12 për qind të konsumimit të rekomanduar prej 2.000 kalorive. Kafeja e madhe në një bar në Nju Jork, me qumësht të ëmbël, ka pasur madje 860 kalori.

Personat që kujdesen për konsumim të kalorive, pas dy , kafeve të tilla, do të duhej të heqin dorë nga ushqimi për atë ditë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori