LAJMI I FUNDIT:

Balsam për flokët me vaj kokosi

Balsam për flokët me vaj kokosi

Shumë prej nesh pyesin se si të zgjidhim problemin e kimikateve në balsam, të cilat siç e dimë janë të dëmshme. Ne do t’ju tregojmë sesi të realizoni një balsam për të mbajtur flokët më mirë, me një pamje të shëndetshme dhe të strukturuar.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Për të patur një balsam të parfumuar dhe shumë të dobishëm, në rastin e flokëve të thatë, e përgatitim atë me fara liri dhe vaj kokosi.

Ato që na duhen:
▪ 300 ml ujë të distiluar
▪ 2 portokaj të pjekur
▪ 10 gram vaj kokosi
▪ 20 gram gel liri (do t’iu japim recetën për ta bërë atë në shtëpi)


Përgatitja e këtij balsami është shumë e thjeshtë. Së pari vlojmë ujin e distiluar, ndërkohë që qërojmë portokalliet Pasi të ketë vluar uji, i shtojmë lëkurat e portokallieve për rreth 20 minuta në tenxhere dhe i lëmë në qetësi.

Lëngun e përfituar, e përziejmë në mikser me 10 gr vaj kokosi (dy lugë kafe) dhe 20 gr gel të farave të lirit. Balsami shpërndahet në flokët e lagura dhe lihet të veprojë disa minuta.

Produkti përdoret si një balsam i rregullt pas shampos, duke e lënë atë pak minuta dhe shpëlahet me ujë të vakët. /Telegrafi/