LAJMI I FUNDIT:

Uji i nxehtë e thanë lëkurën

Uji i nxehtë e thanë lëkurën

Banjot me ujë shumë të nxehtë, dëmtojnë lëkurën prishin yndyrat e lëkurës dhe i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.

Njerëzit duhet të kenë kujdes të mos bëjnë shpesh banjo me ujë shumë të nxehtë, sepse kështu prishin yndyrat e lëkurës dhe i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës, transmeton Telegrafi.

Yndyra një cipë mbrojtëse mbron lëkurën përballë faktorëve të mjedisit, pengon prodhimin e mikrobeve dhe më e rëndësishmja parandalon humbjen e ujit të lëkurës.

Pakësimi i kësaj shtrese yndyre të gjendur në sipërfaqe të lëkurës apo ndryshimi i këtyre yndyrave rrit mundësinë e pakësimit të ujit. Në këtë mënyrë lëkura thahet, tendoset dhe plasaritet.


Edhe lëkura e ekspozuar ndaj erës së ftohtë dhe të thatë është e prirur të thahet.

Përveç kësaj materialet pastruese dhe lëndët si sapuni apo detergjentet duke larguar yndyrat që ndodhen në shtresën e sipërme të lëkurës rrisin mundësinë e humbjes së lagështirës dhe ujit. Me kalimin e moshës sasia e yndyrave të lëkurës pakësohet dhe shfaqet një lëkurë e thatë dhe e plasaritur.

Njerëzit duhet të kenë kujdes të mos bëjnë shpesh banjo me ujë shumë të nxehtë. Sepse banjot e shpeshta ashtu siç mund të prishin yndyrat e lëkurës i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.

Për larjen e duarve apo për banjo duhen përdorur sapunë apo lëngje me një përmbajtje të ulët detergjenti dhe nëse nuk është e nevojshme përveç vendeve si nënsqetulla apo organeve seksuale nuk duhet të përdoret sapun. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

Dua bebe
Kalo në kategori