LAJMI I FUNDIT:

Krem me kafeinë

Krem me kafeinë

Një hulumtim i realizuar në SHBA, sugjeron se kafeina pengon dëmtimin e qelizave të njeriut nga rrezet ultravjollcë.

Dëmtimi i qelizave nën veprimin e rrezeve ultravjollcë, është një paraprirës i kancerit të lëkurës, njoftojnë shkencëtarët pranë Universititit të Washingtonit, në pohimet e tyre t botuar anë revistën shkencore “Journal of Investigative Dermatology”.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi i tyre do të ndihmojë në prodhimin e kremrave që përmbajnë kafeinë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve të lëkurës, ose me qëllim të mjekimit nëse dëmtimet tashmë janë shkaktuar nga veprimi i rrezeve ultravjollcë.

Kanceri i lëkurës është forma më e shpeshtë e karcinomës, e cila vetëm në SHBA numëron më shumë se një milion raste të reja çdo vit.