LAJMI I FUNDIT:

Duart e pastra janë gjysma e shëndetit

Duart e pastra janë gjysma e shëndetit

Teknika e duhur e larjes së duarve i zvogëlon dhe i shkatërron shkaktarët e shumë sëmundjeve infektive, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, ndërsa është lehtë të mësohet.

Larja e duarve ka rëndësi të madhe në parandalimin e sëmundjeve, sidomos nëse kjo larje realizohet në mënyrë të duhur.

Njeriu mund të infektohet nga uji dhe ushqimi i kontaminuar, nga spërklat të cilat përhapen gjatë kollitjes, teshtitjes ose të folurit, nga duart e papastra, nga kontakti me sekretet trupore të personit të sëmurë dhe nga objektet e kontaminuara.

Duart duhet të lahen me ujë të nxehtë pasi që uji i nxehtë më mirë i dëmton mikroorganizmat sesa i ftohti, ndërsa sapuni duhet të përdoret së paku 10 deri 15 sekonda.


Mos harroni t’i lani mirë hapësirat ndërmjet gishtave, nën thonj, nën stoli (nëse mbani), sepse shumë shpesh mikroorganizmat qëndrojnë në këto vende. Pas larjes duart duhet të fshihen mirë me peshqir të pastër ose më mirë me letër higjienike.