LAJMI I FUNDIT:

Fytyra juaj mund të mbetet e re për një kohë të gjatë

Fytyra juaj mund të mbetet e re për një kohë të gjatë

Nëse konsumoni më shumë nga ushqimet e poshtëshënuara, leni duhanin dhe nuk vendosni në fytyrën tuaj kremra me përmbajtës të shprehur kimik dhe ato me faktor të lartë mbrojtës, atëherë fytyra juaj për një kohë të gjatë do ta ketë pamjen e njomë dhe të re.

Molla- ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina, sidomos kvercetin.

Karota- Është e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lëkurën nga veprimet e dëmshme të rrezeve të diellit.


Dredhëzat- Janë të pasura me vitaminë C, e cila mes tjerash ndihmon në ndërtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu përmbajnë acid elagik i cili është i pazëvendësueshëm në luftën kundër kancerit dhe mbrojtjes së ADN.

Piperi i kuq- Përmban sasi të madhe të vitaminës C (dy herë më shumë se portokalli), e cila ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe është përgjegjëse për tendosjen dhe fortësinë e lëkurës.

Rrushi- Rrushi përmban antioksidantë të cilët i forcojnë kapilaret, pengojnë zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit.

Qepa- Njëri nga burimet kryesore të flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinës, të cilët kanë veprime kundër inflamacionit dhe kundër alergjisë. Besohet edhe në dobinë e tyre për të penguar sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Peshqit- Përmbajnë acide-omega 3-yndyrore të cilat janë miku më i mirë i lëkurës së thatë. Këto acide e zbusin edhe psoriazën (sëmundje e lëkurës) dhe pengojnë paraqitjen e njollave në lëkurë. Peshku i konservuar është po aq efektiv sa peshku i freskët.

Vaji i ullirit- Ushqim shumë i shëndetshëm i cili në kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave në fytyrën tuaj.

Guacat- Përmbajnë zink dhe janë burimi i vërtetë i bukurisë, sepse zinku merr pjesë në ripërtrirjen e qelizave të lëkurës. (Sidomos, preferohen te personat të cilët kanë lëkurë problematike, akne dhe procese tjera inflamatore në lëkurë).

Kumbullat e thata- Përmbajnë materie të cilat i shuajnë radikalet e lira në gjak. Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.