Libri i sapodalë në SHBA, ‘Praktika e jogës mund të jetë e rrezikshme’, tregon se duhet të kemi kujdes ndaj jogës së praktikuar jo ashtu siç duhet.
Edhe kjo praktikë e lashtë indiane, gjithnjë e më përhapur edhe në Perëndim, mund të shkaktojë dëme të parikthyeshme, transmeton Telegrafi.
Për shkak se ka mbrojtur dhe argumentuar një tezë të tillë, trajneri amerikan i jogës, Glenn Black, ka marrë deri edhe kërcënime për vdekje nëpërmjet emailit.
Në origjinë të këtij diskutimi të ndezur është një artikull i ‘New York Times’, i titulluar “Si mund ta shkatërrojë joga trupin tënd”, në të cilin mjeshtri Glenn Black, që merret prej shumë vitesh me trajnimin e njerëzve që duan të bëjnë joga, ka thënë se nuk duhet të abuzosh me të, sepse mund t’i shkaktosh trupit dëme të rënda.
Ai nuk ia hedh fajin jogës në vetvete, por praktikimit të gabuar të saj. Bëhet fjalë për disa ushtrime gjithnjë e më të vështira dhe të ndërlikuara që duan t’i realizojnë ata që merren me joga.
‘Shumë mësues joge nuk mësojnë joga, por ushtrime fizike, që mund të bëhen në çdo palestër’, shpjegon Black, që paralajmëron ata që mendojnë se edhe praktikat ekstreme janë të mira.
‘Joga është e përshtatshme për personat në formë të mirë fizike ose mund të përdoret për qëllime terapeutike, por ajo s’mund të përdoret nga të gjithë’.
Në studimin e tij thuhet se disa pozicione janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë trauma të shtyllës kurrizore, pasi gjithnjë e më shumë po kërkohet të bëhen lëvizje ekstreme që pak kanë të bëjnë me origjinën e saj asketike dhe meditative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'