LAJMI I FUNDIT:

Dietat kimike – një rrezik për organizmin

Dietat kimike – një rrezik për organizmin

Në përgjithësi, dietat kimike lodhin dhe dobësojnë metabolizmin. Personi vërtet që mund të humbasë në peshë, po kjo humbje peshe është e përkohshme, sepse konsiston në humbjen e lëngjeve dhe masës muskulore dhe jo të yndyrave.

Të gjitha dietat kimike mbështeten në eliminimin e karbohidrateve dhe në shtimin e proteinave dhe yndyrave. Si rezultat, kemi formimin e trupave ketonike në organizëm

Kjo ndodh sepse, për shkak të mungesës së karbohidrateve, organizmi përdor yndyrat për të prodhuar energji. Trupat ketonike mund të tronditin ekuilibrin acido-bazik dhe të drejtojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, akoma edhe në vdekje.

Dietat kimike mund të shkaktojnë probleme edhe në funksionimin e veshkave, për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në proteina. Gjithashtu vështirësojnë edhe sistemin e frymëmarrjes dhe shtojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.


Komuniteti shkencor ndërkombëtar është kundër këtyre dietave, dhe këshillon konsumimin ditor të frutave dhe perimeve dhe më rrallë atë të mishit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori