LAJMI I FUNDIT:

Marihuana kancerogjene

Marihuana kancerogjene

Përveç se për shkak të saj do të humbni mendjen, të bëheni më të ndjeshëm në dhimbje, ndërsa nëse e përdorni shpesh edhe të bëheni depresivë, është konfirmuar se marihuana është më kancerogjene se duhani.

kanadezë pas hulumtimit të kryer, transmeton BBC.

Sipas rezultateve të studimit, të publikuar në revistën Neë Scientist, marihuana përmban 20 herë më shumë amoniak kancerogjen sesa duhani, dhe pesë herë më shumë hidrogjen cianik dhe okside, të cilat nxisin dëmtimin e zemrës dhe mushkërive.

Duhani, megjithatë, përmban dukshëm më shumë toksine që lidhen me jofertilitetin.


Derisa një e katërta e popullatës së Britanisë së Madhe pinë prodhime të duhanit, një e gjashta e njerëzve në mes moshave 15 e 34 vjeçare, gjatë këtij viti, kanë provuar marihuanën, dhe për këtë fakt ajo është droga më së shumti e përdorur.