LAJMI I FUNDIT:

“Kujta & Meri”, unik për modën

“Kujta & Meri”, unik për modën

Pasioni për të bukurën është rritur bashkë me ta, duke marrë format dhe përmasat e një shijeje të rafinuar dhe me stil. Por sigurisht, më shumë që e dashurojnë këtë pasion. Ndoshta kanë lindur bashkë me të. Janë pikërisht Kujta dhe Meri, stilistët, të cilët jo vetëm që rrugëtojnë në sinkroni me tendencat më të fundit të pasarelave botërore, por njëkohësisht kërkojnë të sjellin diçka ndryshe tek ne. Risi, të cilat vetëm fantazia e tyre mund t’i krijojë dhe materializojë.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Në skenën e modës jeni të pranishëm tashmë 37 vjet dhe në këtë rrugë keni pasur mjaft ekspozita dhe revy mode. Sa ka ndryshuar shprehja juaj kreative në raport me atë periudhë?
Kreativitetit për fat të mirë lindë, nuk ndryshon, por vetëm zhvillohet. Kreativiteti është i dhunshëm nëse e pranojmë. Përderisa kemi dashuri dhe kurajo, rezultatet dhe sukseset nuk mungojnë. Ndryshimet tek K&M kanë ardhur hap pas hapi, pa imponime. Më punën tonë, i kemi ofruar audiencës që ta kuptojë stilin, ndërsa vlerësimet e tyre kanë rritë entuziazmin tonë për krijime të reja.

Si do ta përshkruanit ju modën të cilën e promovon “Kujta & Meri”?
Stili që e promovon Kujta & Meri është elegancë dhe romantikë. Një stilist i vërtet sjell stil, e jo modë. Pra, stili mbahet në mend gjithë jetën. Jam i lumtur se kam talentin dhe kjo më bën të veçantë nga të tjerët, mbeten gjithmonë të vështira krijimet e mia për t’u kopjuar.


Në cilën masë tregu ju dikton modelet të cilat ju i krijoni, dhe sa ju ndikoni vetë në to?
Nëse bëhet fjalë për tregun e Kosovës, me keqardhje e them se nuk ndikon fare, as për të mirë, as për të keq, tek ne. Është një treg i pavërejtur nga syri ynë. Ndërkaq, mendoj se ne, kemi ndikuar tek klientela dhe i kemi dhënë mundësinë e merituar femrës, që të duket elegante dhe e veçantë. Dizajnet që ne krijojmë, lindin dhe janë unike. Tregu i modës është një shkumë sapuni, vjen e ikën shpejtë, ndërsa stili i veshjeve tona, tash e shumë vite ka mbetur.

Sot, në përgjithësi, si edhe për industrinë e modës, janë kohë të vështira, mirëpo juve ju admirojnë në tregun e jashtëm? Kush janë blerësit në Milano, ku je keni dyqanet tuaja?
Kriza globale është e përgjithshme, megjithatë ne kemi depërtuar në tregun evropian, pikërisht në momente krize. Ne, jemi të përzgjedhurit e shumë kompanive të mëdha në fusha të ndryshme të bizneseve. Falë menaxhimit të “TussCoss” në Milano, jemi futur tek emrat Vip dhe bashkëpunojmë me kompani filmike dhe afariste në Itali. Ne kemi ‘showroom’-in tonë në Milano, në Piazza Borromeo, afër qendrës Duomo ‘Alta Moda’.

Sa kohë ju nevojitet për të punuar një pjesë të koleksionit? Nga fillimi i përpunimit të modelit deri te detajet e fundit?
Për koleksionet e sfilatës, nevojitet një kohë më e gjatë për përgatitje, sepse ne i përfundojmë ato mënyrë profesionale deri tek detali i fundit, pastaj harmonizimi i ngjyrave është njëri ndër sekretet e stilit tonë. Ndërsa, kur bëhet fjalë për stilime individuale, lirisht mundem të them se Kujta hyn në librin e Guiness-it për shpejtësinë në punë dhe aftësitë e tij.

Çka është me rëndësi për formimin e ndonjë stili të modës të ndonjë personi?
Origjina e veshjeve ka rëndësi të madhe tek stili jetëgjatë. Për kaq vite traditë, veshje të panumërta, inspirohem tek stili ynë, sepse nuk dalim jashtë kornizave. Ndërsa, stilin e ndonjë personi, nuk e formon stilisti. Një femër me stil, nuk formohet nëse vetëm njëherë veshë fustan të ri nga K&M apo nga kushdoqoftë. Femra duhet të jetë me stil, ndërsa stilisti i ofron zgjedhjet dhe çdonjëra vesh atë që i përgjigjet stilit të saj. Ne mbajmë edhe takime konsultative rreth veshjeve kur dëshirojnë të gjejnë stilin e përshtatshëm dhe krijohen veshje të personalizuara.

A konsideroni se disenjatorëve tanë u mungon pjesa praktike gjatë kohës së studimeve, konkretisht puna praktike në ndonjë shtëpi të njohur të modës?
Me kënaqësi, të gjithë disenjatorëve në Kosovë iu kisha ofruar praktikë tek ne. Ne kemi një eksperiencë më të gjatë dhe depërtim në tregun evropian, prandaj jemi të gatshëm të ndihmojmë ata që duan të jenë në trend me modën dhe krijimet artistike. Kemi jashtëzakonisht shumë kërkesa që kur kemi ardhur me showroom në Prishtinë. Por, një ditë, pse jo, do hap një kurs. Ata duhet të përballen me stilist me eksperiencë të talentuar që ta kuptojnë veten se ku janë, a kanë aftësi për krijimtari dhe a është talenti i tyre i vërtetë apo kanë hyrë rrugës së gabuar.

A mund të na numëroni personat të cilët më së shumti ju inspirojnë (nga shumë aspekte të skenës artistike) dhe përse mu ata ju kanë inspiruar?
Milano dhe Italia është inspirimi ynë; porsa të shkel këmba në atë vend, gjen inspirim ku të duash: vendet historike, pikturat e vjetra, muzetë me art të bollshëm dhe të pafund. Inspirimi lind gjatë komunikimit me një artiste italiane. Qëndrimi i një femre, prezantimi, si ushqehet, si falënderohen, si vlerëson…gjen inspirim dhe menjëherë atë femër e imagjinon se çfarë veshje i përgjigjet. Pra, kultura e një personi është inspirimi im i parë.

Si e komentoni fenomenin e trendit industrial? A ka origjinalitet në shprehjet “street fashion”?
Moda e rrugës është formuar dhe mund ta quajmë stil personal që kanë krijuar të rinjtë duke kombinuar veshjet e tyre të preferuara. Por, është edhe një inspirim nga muzika që dëgjohet, si psh., Hippie, Teddy Boy, Punk, Hip Hop dhe Fashion Metal.

Sa është i shpeshtë kopjimi i disenjatorëve botërorë në skenën tonë të modës?
Dizajnerët, tani kanë filluar të bëjnë hapat e parë në Kosovë. Por, një sugjerim: nëse nuk kanë talent të krijojnë stil të vetin, me kopjime nuk kanë vend askund në botë.

A keni pasur kritika negative dhe si i përballoni ato?
Kritika negative për fat të keq nuk kam pasur asnjëherë, të paktën nga njerëzit që njohin dhe janë kritikë të modës. Historiani i njohur botëror, sidomos i artit dhe modës në Evropë, Stan de Hawk veshjet dhe stilin tonë e quajti shumë romantik, që duhet veshur në momente të lumtura dhe kur je i dashuruar. Dhe, Kujta & Meri, janë ndër 13 stilistët e tij më të preferuar. Pra, jemi futur në librin dhe studimin e tij të artit dhe modës.

Për ju thonë që jeni stilistë të shtrenjtë…
Duhet të jemi. Nuk njohim ndonjë mall të mirë që të jetë i lirë.

Si e shihni karrierën tuaj në të ardhmen? Projektet që keni?
Synimet tona afatshkurtra të kompanisë janë që të kalohet edhe në prodhimin serik të veshjeve që do të mbanin markën “Kujta&Meri, çka do të ndërkombëtarizonte prodhimet jo vetëm tek shtresat e larta, por edhe ato të mesme, duke ndërkombëtarizuar njëkohësisht edhe prodhimet “Made in Kosova”.

Po tani me çfarë po merreni?
Me punë dhe vetëm punë; ide të reja. Mua më njohin si njeri i vështirë në punë dhe që s’ma mbush syrin e kaltër askush. Unë nuk jam i tillë, por sytë e mi shohin precizitet, por edhe shohin ndryshe. Milimetrat, njeriut mund t’ia them pa e matur fare, pra s’kam si t’i mashtroj veten me gjëra absolute, që më dhembin sytë kur i shikoj. Jemi shumë aktiv në showroomin tonë në Prishtinë, poashtu në Gjakovë dhe Milano. Kemi shumë plane; të jemi shëndosh dhe do t’i arrijmë të gjitha pastaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori