LAJMI I FUNDIT:

Kino ABC sjell “Gomarët e Kufirit”

Kino ABC sjell “Gomarët e Kufirit”

Filmi shqiptar “Gomarët e kufirit” të hënën, më 25 tetor, do të vijë si premierë në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Projekti i realizuar në regji të Jeton Ahmetaj dhe me skenar të Jeton Nezirajt, për publikun do të fillojë të shfaqet që nga e marta, 26 tetor, në tre termine, 18:00, 20:00, 22:00.

Në filmin e zhanrit komedi, e cila zgjat një orë e 45 minuta, luajnë disa prej emrave më të spikatur shqiptar të aktrimit, si Veton Osmani, Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Shkumbin Istrefi, Bajrush Mjaku e Arta Mucaj.

Filmi shoqëron tregimin e një mësuesi i cili në vitin 1968, gjatë kohës së komizmit, zhvendoset nga ish-Jugosllavia në Shqipëri duke menduar se komunizmi ishte ideal. Por iluzioni i mësuesit shkatërrohet kur ai përballet me realitetin atje. /Telegrafi/