LAJMI I FUNDIT:

Filmi i Arta Dobroshit garon për një çmim tjetër

Filmi i Arta Dobroshit garon për një çmim tjetër

Filmi "Heshtja e Lornës" në të cilin luan aktorja kosovare Arta Dobroshi, së bashku me dy filmat tjerë "Delta" dhe "Obcab Havel", janë filmat të cilët garojnë në finalen e Parlamentit Evropian për kinematografi për ta fituar çmimin 'Lux', i cili ka vlerën prej 87.000 eurosh, derisa si pjesë e çmimit është edhe titërimi i filmit në 23 gjuhët zyrtare të BE-së.

“Parlamenti evropian dëshiron që të lehtësojë qarkullimin e filmave evropianë dhe të ndihmojë punën kinematografike brenda BE-së”, shkruan në komunikatën për media të Parlamentit Evropian.

Për ta fituar çmimin “Lux” filmi duhet të përmbajë vlera evropiane, të paraqesë kulturën evropiane dhe të nxisë debate për procesin ndërtues të Kontinentit të Vjetër.

Shfaqjet e filmave do të bëhen nga 15 deri 17 shtator në Parlamentin Evropian, derisa fituesi do të caktohet më 22 tetor.