LAJMI I FUNDIT:

The Wrestler fiton Luanin e Artë

The Wrestler fiton Luanin e Artë

Filmi amerikan "The Wrestler" i regjisorit Darren Aronofsky ka fituar çmimin "Luani i Artë" në mbrëmjen e të shtunës në Festivalin e Filmit të Venedikut.

Rolin kryesor në këtë film e luan aktori i mirënjohur, Mickey Rourke, i cili me këtë film paralajmëron rikthimin e tij në Hollywood.

“Luani i Argjendtë” për regji më të mirë i ka takuar regjisorit rus, Aleksei German, për filmin “Paper Soldier”, i cili flet për tentativat ruse për ta dërguar njeriun e parë në hapësirë në vitin 1961.

Çmimi për aktorin më të mirë i takoi veteranit italian, Silvio Orlando, për rolin e tij në filmin "Il Papa di Giovanna”. Ndërkohë që aktorja franceze Dominique Blanc, u nderua me çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në filmin “L’Autre”.