LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Filmit, sjell luftën e Irakut

Festivali i Filmit, sjell luftën e Irakut

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit. Mbrëmja e djeshme ka prezantuar për publikun, dy prej filmave me të vlerësuar ne aktivitete të ndryshme ndërkombëtare: "Ahlaam dream" dhe "I served the King of England" kane qene dy produksione krejt të ndryshëm nga njeri-tjetri, që kane sjelle përkatësisht veçantitë e kinemasë irakiane dhe çeke.

"Ahlaam dream", është një prodhim irakian i vitit 2005, me skenar dhe regji të Mohammed Al – Daradji, ndërsa muzika nga Naseir Shamma. Në role interpretojnë Aseel Adel (Ahlaam), Bashir Al Majid (Ali), Mohamed Hashim (Dr. Mehdi).

Ngjarjet zhvillohen në Bagdadin e tmerruar, të dërrmuar nga bombat e luftës, ku merret një udhëtim ngjarjesh përmes tri jetëve të irakianëve. Udhëtojmë gjithë kohës para e prapa jetëve.

Ahlaam një grua e shokuar, përballet me arrestimin e dhunshëm të burrit të saj në ditën e martesës. Jeton në një botë konfuzioni dhe iluzioni të vazhdueshëm. E mundur nga regjimi i egër i kohës, Ahlaam mbetët me një shprese të vogël.


Dr. Mehdi është një idealist i devotshëm, i cili lufton të gjej të mirën të njerëzit dhe jo vetëm egërsinë dhe brutalitetin, që është i mbuluar nga frika. A do t’i mbijetoje shpirti i Mehdiut devastimit dhe politikes së shkuar të babait të tij? Aliu, një pacient i spitalit dhe një ish- ushtarak, që i kishte shërbyer me zell vendit të tij, gjendet i shokuar nën hijet e bombave amerikane. Duke udhëtuar ne zonat me të shkatërruara, me shpresën për të gjetur njerëzve të gjallë, ai do të ece gjatë gjithë kohës. Patriotizmi dhe shpirti i tij i fortë do të shpëtojnë shume njerëz, por a do të shpëtoje vetë ai?

"I served the King of England" (Unë i shërbeva Mbretit të Anglisë) është filmi i dytë i projektuar mbrëmjen e djeshme në teatrin "Aleksander Moisiu" ne Durres.

Prodhim i vitit 2006, me regji të Jirí Menzel dhe skenar të Bohumil Hrabal e Jirí Menzel, filmi është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Ne role interpretoje Ivan Barnev (Jan Díte, i ri), Oldrich Kaiser (Jan Dítë, plak), Julia Jentsch (Líza), Martin Huba (Skrivánek), Marián Labuda (Walden), Milan Lasica (profesori), Josef Abrhám (Hotelier Brandejs), Jirí Lábus (Hotël Boss), Jaromír Dulava (Waiter Karel), Pavel Nový (gjenerali).

Skenari shpaloset ne dy jetë paralele. Historia e pare tregon jetën e një të riu ambicioz në maturim para luftës dhe gjatë okupimit gjerman. Në një rastësi ai papritmas e gjen vetën me kundërshtaret.

Historia e dytë ka të beje po me historinë e pare, por shume vite me pas, kur ai del nga burgu dhe kërkon paqen në një fshat gjerman të braktisur, ku banoret ishin zbuar pas luftës. Paqja e tij është shume e shkurtër, sepse shqetësohet nga ardhja e një vajze të re punëtore. Bukuria dhe freskia e saj i risjellin ne mendje aventurat e tij, kur ishte i ri. /koha jonë/