LAJMI I FUNDIT:

“Koha e kometës” premierë në Kosovë

“Koha e kometës” premierë në Kosovë

Filmi "Koha e kometës", me regji të Fatmir Toçit do të jepet premierë edhe në Kosovë.

Premiera e filmit do të jepet në Prishtinë, konkretisht në kinemanë ABC, nga data 2 shtator, përderisa po në këtë datë filmi pritet të jepet premierë edhe në kinemanë “Millenium”, në Tiranë.

Por, organizatorët në Prishtinë dhe në Tiranë nuk kanë mundur të japin informacione se a do të vijë nga SHBA aktorja kryesore e këtij filmi Marsjela Lusha, e cila luan rolin kryesor.

Premiera e këtij filmi i cili u dha të shtunën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës është pritur shumë mirë nga kritika shqiptare. /Telegrafi/