LAJMI I FUNDIT:

Çdo gjë gati për Seminarin e 27-të

Çdo gjë gati për Seminarin e 27-të

Nga e hëna do t’i fillojë punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Ky është seminari i 27-të me radhë që kur ka filluar për herë të parë mbajtja e tij, në të pritet të marrin pjesë rreth 200 seminaristë, ndërkohë u tha se 120 prej tyre do të jenë nga vendet e ndryshme.

Sipas drejtuesve tema kryesore të këtij seminari do të jenë "Shqipja në rrjedhat e globalizmit" dhe "Kosova dhe letërsia shqipe".

Seminari do t’i vazhdojë punimet deri me 29 gusht të këtij viti./tv21/