LAJMI I FUNDIT:

Pritet xhirimi i filmit “Gomarët e kufirit”

Pritet xhirimi i filmit “Gomarët e kufirit”

Përgatitet fillimi i xhirimit të filmit, "Gomarët e kufirit", pasi që skenari me të njëjtin emër ka fituar në konkursin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, ndërsa regjisori, Jeton Ahmetaj, së shpejti do të nënshkruajë edhe kontrata me aktorët që do të marrin pjesë në film.

Regjisori Ahmetaj ka thënë për gazetën, “Express”, se ka kërkuar 300.000 euro nga Ministria e Kulturës, mirëpo ata ia kanë ndarë atij vetëm 240.000 euro.

“Madje, nëse nuk ka pengesa burokratike nga Ministria e Kulturës, ne mund t’i përfundojmë xhirimet gjatë këtij viti”, ka thënë Ahmetaj.

Ai po ashtu ka qenë shumë optimist se filmi, që do krijohet nga ai do të këtë edhe sukses ndërkombëtar.