LAJMI I FUNDIT:

Punohet në pastrimin e veshjeve të Adem Jasharit

Punohet në pastrimin e veshjeve të Adem Jasharit

Më shumë se 20 bluza, mushama, pantallona, etj., të cilat i përkasin heroit kombëtar, Adem Jashari, që për më shumë se 13 vite ndodhen në laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë, do të pastrohen dhe do të ekspozohen për publikë.

Këtë pastrim dhe restaurim të veshjeve e ka paralajmëruar drejtori i këtij laboratori, Frederik Stamati, i cili ka thënë se veshjet i takojnë njërit nder heronjtë me modern që njeh historia shqiptare.

“Por, veshjet nuk janë në një gjendje të mirë, por ne do të mundohemi që t’i restaurojmë ato”, ka thënë Stamati për gazetën “Shqip”.

Stamati, po ashtu, ka shtuar se janë rreth 390 objekte që janë restauruar dhe që shumica e tyre i takojnë objekteve arkeologjike që janë restauruar gjatë këtij viti, e të cilat kryesisht kanë qenë monedha, sende metalike, etj.