LAJMI I FUNDIT:

Filmat kosovarë shfaqen në tarracë – jo në kinema

Filmat kosovarë shfaqen në tarracë – jo në kinema

Në tarracën, "Vëllezërit Lumierë", te godina e re e MTKRS-së, në Tiranë, që nga e hëna janë duke u shfaqur filma të ndryshëm nga Kosova.

Kështu të mërkurën do të shfaqet filmi kosovar, "Kukumi", film ky me regji të regjisorit Isa Qosja. Ky film, së bashku me dy të tjerë që do të shfaqen gjatë mbrëmjes, janë si pjesë e programit të Muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve po ashtu do të shfaqen filmat, "Kosova 9/11", film me metrazh të shkurtër nga Burbuqe Berisha, si dhe "Hekurishtja", film me metrazh të shkurtër nga Burim Haliti.

Sipas organizatorëve nga Ministria e Kulturës dhe Arkivi Qendror i Filmit, këto filma shfaqen me qëllim që publiku kryeqytetas dhe më gjerë të njihet me krijimtarinë e kineastëve kosovarë.


Lajmi është mirëpritur edhe në Kosovë pasi që Shqipëria asnjëherë nuk ka treguar interesim të madh për të shfaqur filmat në Kosovë.

Kështu, përderisa në Kosovë filmat e rinj nga Shqipëria shfaqen premierë dhe organizohen kokteje, në Shqipëri asnjë kinema nuk e ka pasur në repertor ndonjë film nga Kosova.