LAJMI I FUNDIT:

40 Bunar Fest freskon Prizrenin

40 Bunar Fest freskon Prizrenin

Për herë të katërt, 40 Bunar Fest apo lundrimi me goma të traktorit nëpër lumin “Lumbardh” ka freskuar nga vapa e te dielës se parë të qershorit, mijëra njerëz qe ishin mbledhur për ta përcjell ketë sport atraktiv ne Prizren.

40 Bunar Fest- një sport atraktiv dhe unik në Kosovë, gara e lëshimit me goma të traktorit nëpër lumin e rrëmbyeshëm ”lumëbardhi” ne Prizren, është mbajtur në një atmosferë impozante, duke treguar se kjo ngjarje ka filluar të bëhet festival tradicional.

Ky festival përveç çmimeve qe ka ndarë për garuesit po ashtu për fotografet do te jap çmimin për fotografinë ma të mirë të KRK-2008.

Ky festival i veçant paraqet një alternative pozitive për të zgjuar qytetin nga pasiviteti i aktiviteteve sportive-argëtuese, duke filluar që nga nxitja e adrenalinës ne damarët e afër pesëdhjetë pjesëmarrësve që lundruan mbi goma traktori në ujerat e rrëmbyeshme përplot shkëmbinj e valë e deri tek kënaqësia që ky sport atraktiv i ofroj syve të qytetarëve që kishin rrethuar të dy brigjet e lumit të Prizrenit ditën e diele, tetë qershor 2008


Garuesit kane qene te gjithë te pajisur me helmete dhe veshje te duhura qe ju kane ndihmuar për t’u mbrojtur nga shkëmbinjtë, dhe duke u mbajtur për gomën e brendshme te traktorit ata kane lundruar poshtë lumit te shpejt te Lumëbardhit për te arritur te caku, qe ishte vendosur tek Ura e Gurit.

Ky festival e bëri ditën edhe më interesante gjatë shpërndarjes së çmimeve te ndryshme tek fituesit dhe DJ party që mblodhi të rinj në parkun e vockël ”Kej” e deri tek një party më e trentë që u mbajt në orët e vona pas mesnate .

Qytetaret e Kosovës qe kane dëshiruar të kalojnë një ditë pushimi, për tu larguar nga zagushia e vapës, larg politikës, lajmeve dhe përditshmërisë së lodhur, e kane bërë zgjedhjen e duhur duke marre pjese ne këtë festival freskues.

Të gjithë ata qe kane udhëtuar nga qytetet te tjera te Kosovës dhe jashtë saj, për ta parë këtë festival nuk janë mërzitur aspak sepse shoqëri ne ketë argëtim disave ju kane bere “Kalaja, Lidhja, Xhamitë e Kishat e vjetra, Banja turke ”Hamami” dhe ne fund ndoshta edhe një shëtitje e lehtë në kalldrëmet e sheshit “Shatërvan”

40 Bunar Fest- zhvillohet për herën te katërt me radhë në Prizren, organizuar nga Shoqnia e Sportistave T’kfillt, ne qytetin Prizrenit ku jetojnë mbi 200 mijë banorë,
Fazli Rrezja