LAJMI I FUNDIT:

Google rikthehet në Kinë

Google rikthehet në Kinë

Dje gjatë ditës, përdoruesit në Kinë kishin qasje në shërbimet e internetit të Google, pas më shumë se një muaji pothuajse bllokim të sinjalit dhe qasjes në produktet dhe shërbimet kryesore të kompanisë më të madhe amerikane në internet, sikurse kërkimi në Google.com, hartat dhe funksionet e e-mailit të ofruar nga Google.

Ngadalësimi i shërbimeve të Google në Kinë filloi në prag të përvjetorit të 25-të të shtypjes së përgjakshme të qeverisë ndaj demonstruesve pro-demokracisë nëpër sheshin Tiananmen të Pekinit.

Kina mban kontroll të fortë mbi internetin, duke ndërprerë me automatizëm secilën shenjë të mospajtimit ndaj udhëheqjes së Partisë Komuniste në pushtet.

Perdoruesit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ata kishin mundësi për qasje në Google Maps dhe motorin e kërkimit, Google.com, e cila i ridrejtonte ata në versionin e faqes së Hong Kongut. Google nuk pranoi të japë komente lidhur me këto ndryshime të vërejtura në Kinë. /Telegrafi/