LAJMI I FUNDIT:

Facebook-u ndërpritet për rreth 15 minuta

Facebook-u ndërpritet për rreth 15 minuta

Rrjeti social Facebook ka qenë i paarritshëm për shumicën e 1.3 miliard përdoruesve të tij, mëngjesin e sotëm.

Ndërprerja ka zgjatur rreth 15 minuta.

Njerëzit që kanë bërë përpjekje të hyjnë në këtë ueb-faqe janë përballur me mesazhin: “Diçka nuk është në rregull. Jemi duke punuar për ta rregulluar sa më parë që të jetë e mundur”.

Facebook ka kërkuar falje për ndërprerjen, por nuk ka thënë se çfarë ka qenë shkak i saj.


Nuk është e qartë as sa vende kanë qenë të prekura. /rel/