LAJMI I FUNDIT:

Google me dizajn të ri të Gmail

Google vazhdimisht është duke testuar dizajne dhe funksione të reja, ndërsa kësaj radhe Geek ka zbuluar një pamje të re dhe të bukur të ndërfaqes së re të Gmail-it, versionit për ueb.

Pamjet që janë shfaqur online prezantojnë një dizajn të ri dhe inboks shumë të thjeshtë të Gmail, me fokus shumë më të madh në email. Pamjet që kanë rrjedhur në internet përputhen edhe me ndërfaqen e mëparshme e cila është paraqitur për versionin mobil.

Menyja në pjesën e epërme në të majtë i fsheh etiketat, për ta reduktuar përqëndrimin në pjesën vizuale, ndërsa butoni i ri në pjesën e poshtme në të djathtë e zbulon menynë e cila ofron veprime të ndryshme pë përdoruesit, sikurse dërgimi i emailit apo vendosjen e një përkujtimi.

Yjet që shënojnë emailat tani do të quhen “pins”, ndërsa inboksi tani i lejon përdoruesit ta bëjnë emailin “snooze” – për lexim të mëvonshëm, ngjashëm sikurse opsioni i ofruar në Mailbox, nga Dropbox.


Gmail nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në dizajn, që nga viti 2011. Pritjet janë që Google ta lëshojë dizajnin e ri të Gmail në konferencën e saj të zhvilluesve, Google I/O, edhe pse një gjë e tillë nuk është thënë zyrtarisht.