LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg, Obamas: Kjo nuk është në rregull!

Zuckerberg, Obamas: Kjo nuk është në rregull!

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, është hidhëruar shumë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zuckerberg e ka përdorur faqen e tij në Facebook për t’i shprehur frustrimet e tij për mënyrën se si qeveria amerikane është duke e menaxhuar sigurinë në internet, gjatë muajve të fundit, raporton Mashable, transmeton Telegrafi.

Ai i ka mohuar zërat të cilat thonë se Facebook i përgjon përdoruesit e saj dhe të dhënat e tyre ia dërgon Agjencisë Kombëtare për Siguri të SHBA-së. Madje, Zuckerberg ka thënë se këto pohime e kanë dëmtuar reputacionin e Facebook-ut tek përdoruesit e tij, ndërsa ka pohuar se inxhinierët e kompanisë vazhdimisht punojnë për ta përmirësuar sigurinë e rrjetit social.

Zuckerberg ka shkuar aq larg, sa ka thënë se “tani, Qeveria është duke u bërë kërcënim serioz për internetin", dhe se "inxhinierët punojnë për ta rritur sigurinë dhe për t’u mbrojtur nga kriminelët, e jo nga Qeveria e tyre”.


Ai e ka pranuar se madje e ka thirrë presidentin Barack Obama për t’ia shprehur shqetësimet e tij, por me sa duket qeverisë amerikane do t’i duhet shumë kohë për ta përmbyllur reformën e plotë për sigurinë digjitale. / Telegrafi /