LAJMI I FUNDIT:

Lansohet platforma DyGur – teknologjia në mjedisin biznesor

Lansohet platforma DyGur – teknologjia në mjedisin biznesor

Në Kosovë jane mbi 30,000 biznese kosovare që paguajnë tatimet dhe operojnë në treg. Kjo tregon që mjedisi kosovar është duke u rritur gjithmonë e më shumë, duke sjellur në realitet një mjedis kompleks, me shumë nevoja të reja nga ai që jemi mësuar deri tani.

Menyra se si vendet e zhvilluara e kanë përkrahur këtë progres ka qëne nëpërmjet potencialeve teknologjike. Sistemet për menaxhimin e klientëve (CRM), menaxhimin e shërbimeve financiare, burimeve njerëzore, menaxhimin e dokumentave elektronike, menaxhimin e punës operative dhe planit të veprimit, website, profileve në rrjetet sociale, e shumë shumë instrumenta të tjerë.

Ndërkohë që për korporata të mëdha këto sisteme janë të domosdoshme, por dhe të përballueshme nga ana financiare, ndërsa për NVM ( ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ) këto sisteme janë vetëm pjesë e listës së tyre të dëshirave.

Kjo ishte shtysë që dy kompanitë (PrimeDB dhe ACA) të fillojnë një bashkëpunim të ri, për ndërtimin e një platforme teknologjie që do të ishte një vegël e përditshme e përdorshme nga NVM, përmes së cilës do të krijohej një komunitet biznesor nga kompanitë kosovare të cilat mund të gëzojnë shërbimet e kësaj platforme si dhe përdorimin e këtij komuniteti për rrjetëzim.


DyGur (www.dygur.com) është platforma që tashmë ndodhet online. Ky komunitet ka mbi 3000 kompani të rregjistruara dhe shërbime, si direktoriumi i bizneseve kosovare, shërbimet financiare dhe ligjore, konsulenca menaxheriale, monitorimi i tenderëve dhe ofertave ditore, ndërtimi i prezencës online dhe rrjeteve sociale, si dhe shumë vegla tjera.

Nëse jeni pjesë e një biznesi të vogël apo të mesëm do të ju inkurajonim t’a vizitoni këtë platformë online dhe mund të kontaktoni për të parë nga afër cilat do të ishin përfitimet që do të mund t’i keni. Prezantimi i kësaj platforme ofrohet nga kjo kompani.

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Kalo në kategori