Startup Weekend Prishtina (SWP) rikthehet në Prishtinë me edicionin e saj të katërt me radhë, duke u fokusuar në ofrimin e kushteve të favorshme brenda një fundjave për të gjithë ata që dëshirojnë të nisin biznese dhe t’i shndërrojnë në realitet idetë e tyre të biznesit.
Më 22 – 24 nëntor 2013, në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), rikthehet Startup Weekend Prishtina, si aktivitet i organizuar në kuadër të Javës globale të ndërmarrësisë (Global Entreprenurship Weeek – GEW)dhe të Global Startup Battle. SWP kështu mundëson konkurrencë në nivel global për ata ndërmarrës idetë e të cilëve i tejkalojnë kufinjtë e Kosovës.
Sipas informatave të deritanishme pjesëmarrësit e mundshëm l do të kenë disa mundësi për të mbështetur idetë e tyre për ta shndërruar në në realitet. Mundësitë fillojnë prej përkrahjes materiale me shpërblime të ndryshme të cilat pritet tëbëhen publike së shpejti dhe vazhdojnë tek mentorimi, këshillimi dhe qasja në tregjet globale, si rezultat i pjesëmarrjes së Kosovës në Global Startup Battle. Në Global Startup Battle ekipet fituese të më shumë se 190 qyteteve të botës konkurrojnë mes vete, kurse fituesi merr shpërblime të jashtëzakonshme ku përfshihet një vizitë në zyret e Google në ShBA, financim, mentorim nga këshilltarë të nivelit të lartë dhe me përvojë në ShBA, etj.
Innovation Centre Kosovo që është bashkëorganizator i Startup Weekend Prishtina (SWP) për ekipin fitues do të ofroj hapësirë pune, 1-3 muaj para-inkubim. Kurse për për ekipet në vendin e dytë dhe atë të tretë gjithashtu do të ofroj hapësirë pune në “co-working space” për 2 persona në një kohëzgjatje për 2 muaj. Të gjithë interesuarit tashmë mund të regjistrohen duke shfytëzuar blerjën e biletës me çmim special prej vetëm 10 eurosh, në të cilin çmim mes tjerash përfshihet edhe ushqimi gjatë tërë fundjavës. Për më shumë informata ju lutemi vizitioni uebfaqen: www.prishtina.startupweekend.org
Innovation Centre Kosovo ofron shërbime të inkubimit, mentorimit dhe trajnimit të ndërmarrësve dhe menaxherëve në planifikimin e bizneseve, kontabilitet, financa, zhvillim të produktit/ shërbimit, marketingut/ shitjes, burime njerëzore, zhvillimin dhe transferimin e teknologjisë si dhe kontakte me biznese lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Inkubatori është bërthama e ICK-së që synon të përkrahë procesin e ndërmarrësisë, duke ndihmuar në rritjen e numrit të startupave inovative.
Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë
Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur