LAJMI I FUNDIT:

SHBA: 30 për qind e lajmeve lexohen nga Facebook

SHBA: 30 për qind e lajmeve lexohen nga Facebook

Një studim i ri i publikuar së fundmi sugjeron se 30 për qind e amerikanëve i lexojnë lajmet e tyre të preferuara përmes rrjetit social Facebook, ndërsa studimi thotë se nga rrjeti më i përdorur social në botë amerikanët zbulojnë faqe të reja të cilat ata vet mbase nuk do t’i kishin vizituar kurrë.

Pothuajse 80 për qind e respondentëve thonë se kanë klikuar në vegza të lajmeve pasi i kanë gjetur ato rastësisht në Facebook, ndërsa në rrjetin social janë qasur për t’i shikuar fotografitë e miqve, të postojnë ndonjë status apo fotografi të re.

Studimi i firmës së madhe të hulumtimeve “Pew Research” ka gjetur se gati gjysma e amerikanëve klikojnë në lajmet që ata i gjejnë në përditësimet e postuara në Facebook, ndërsa dihet se 64 për qind e amerikanë janë në rrjetin social, që i bie se në të këtë faqe të madhe ata i zbulojnë edhe lajmet e reja.

Megjithatë, vetëm 22 për qind e respondentëve vlerësojnë se Facebook është i vlefshëm për lajme, ndërsa vetëm 4 për qind e tyre thonë se rrjetin social e kanë burimin kryesor të informacionit.


“Njerëzit hyjnë në Facebook për t’i ndarë momentet e tyre personale, ndërsa në lajme ata hasin rastësisht” ka thënë Amy Mitchel nga kompania e hulumtimeve Pew.

Dhe kjo natyrë e zbulimit të lajmeve mund ta bëjë Facebook-un edhe më të rëndësishëm si burim të lajmit dhe informacionit, posaçërisht tek ata të cilët lajmet nuk i lexojnë në detaje, ka thënë Mitchel. / Telegrafi /